Flash

“Lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe”: Mezani përcakton objektivin e Laçit pas dy fitoreve radhazi

Lapsi.al 15 December 2022
“Lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe”: Mezani

“Unë mendoj që nuk kanë qenë ndeshje të lehta, si ajo në Ballsh edhe kjo sot. Dua të komplimentoj Erzenin pasi ka bërë një lojë shumë të mirë dhe na vunë në vështirësi". Gentian Mezani i gëzohet dy fitoreve të para, në dy ndeshje në pankinë, që kur zëvendësoi Vukicevic. Në fillim Bylis e tani edhe Erzeni. Gjashtë pikë, që e afrojnë Laçin me zonën europiane të renditjes. Një objektiv që tekniku i bardhezinjve e ka përcaktuar tashmë si kryesor, pas 1-0 në shtëpi me Erzenin. "Sigurisht që Laçi ka synim Kupat e Europës dhe do luftojmë për të arritur atje. Guindo është afrimi ynë i parë. Duhet të përmirësojmë mënyrën e të luajturit, të krijojmë personalitet në fushë, do punojmë sa më shumë për të vazhduar edhe më përpara”, u shpreh Mezani pas ndeshjes.

Krubinasit vazhdojnë të rikuperojnë lojtarë të rëndësishëm, si Babatunde, që fitoi penalltinë për golin e Ujkës. E megjithatë, problemet janë ende evidente, si tregon Mezani: "Dua të rritemi çdo ndeshje e më shumë kemi pasur probleme gjatë pushimit, lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe shëndetësore si Mazrekaj. Dua të arrijmë lojë ofensive…".

Impakti i parë me një kampionat të ekuilibruar është bërë, por Mezani ka idenë e tij për Superioren e këtij edicioni: "Unë shpresoj që në vazhdim të përmirësohemi më tepër, këto fitore na bëjnë mirë, nuk ka ndeshje të lehta, dhe ajo me Kukësin do të jetë një luftë, është një kampionat i çuditshëm, mund të fitosh jashtë dhe të humbësh brenda. Patëm probleme në pjesën e dytë dhe kundërshtari merr fuqi".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI