Flash

“Në pjesën e dytë ishim nën ritëm”: Colella mbrohet edhe për aktivizimin e Zunës

Lapsi.al 15 December 2022
“Në pjesën e dytë ishim nën ritëm”: Colella

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, nuk kam asgjë për të thënë në aspektin negativ, kemi qenë të përqendruar dhe kemi mbrojtur me rregull". Giovanni Colella është i qetë, në përfundim të fitores 2-1 me Kukësin. Tekniku i Partizanit duket se nuk i vuan kritikat që vërshuan pas barazimit flagrant me Erzenin në kohën shtesë e që mund të ishte përsëritur sot.

"Pjesa e dytë? Sipas meje është diçka që duhet të përmirësojmë, nuk është se isha i shqetësuar, po vëzhgoja çfarë bën skuadra. Mendoj që nuk kam rrezikuar me ndërrimet sepse ata që kanë hyrë kanë bërë mirë. Por jam dakord që në pjesën e dytë ishim nën ritëm dhe duhej të bënim më mirë. Mbi këtë jam padyshim dakord" tha Colella.

Lexo më tej: “Lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe”: Mezani përcakton objektivin e Laçit pas dy fitoreve radhazi

Italiani pastaj ka mbrojtur lëvizjet e tij, sidomos aktivizimin e 19 vjecarit Zuna. Në fakt, lojtari i datëlindjes 2003 ka zëvendësuar Hadrojin e dëmtuar: "Nuk është se nëse vendos një lojtar të 2003 rrezikoj të humb ndeshjen, ky është mentalitet i gabuar, ai i 2003 bëri shumë mirë".

HALLAÇI: E PAMUNDUR TË PËSOJMË KËSHTU GOLI

Tekniku i Kukësit Rrahman Hallaçi, kritikon skuadrën, mbi të gjitha për mënyrën e pësimit të golit të dytë: "E dija që skuadra ka ndjerë pak vështirësi në mbrojtje. E normalisht në këto ditë në dispozicion jam munduar të punoj sa më shumë në mbrojtje. Më vjen keq për golin e dytë si e pësuam se i kisha thënë skuadrës të mos bëjë ato lëvizje, i thashë që gjendja nuk është shumë e mirë, por u thashë të bëjë sa më shumë kujdes në mbrojtje. Aktivizova në pjesën e parë katër mesfushorë qendre. Goli i parë ishte diçka tjetër, por goli i dytë është i patolerueshëm që të pësojmë ashtu".

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI