Flash

Mourinho mbërrin në Portugali: është objektivi kryesor i luzitanëve për të zëvendësuar Fernando Santos

Lapsi.al 16 December 2022
Mourinho mbërrin në Portugali: është objektivi kryesor i
Fernando Santos nuk është më trajner i Portugalisë dhe emri më i përfolur për ta zëvendësuar është Mourinho. Federata Portugeze e Futbollit dhe Santos vendosën kështu të paraprijnë përfundimin e kontratës që skadonte në vitin 2024. Pas tetë vitesh punë që kulmuan me fitoren e Euro 2016 dhe Ligës së Kombeve në 2018-2019, Santos largohet nga skuadra kombëtare. Vendimi për ndërprerjen konsensuale të marrëveshjes me Federatën luzitane erdhi pas disfatës ndaj Marokut. Mbi Santos nuk rëndon vetëm dalja në çerekfinale të Kupës së Botës, por edhe kritikat për kohën e kufizuar të lojës që iu dha Cristiano Ronaldos. Tani një vend i tërë i ka hedhur sytë nga Mourinho. Portugalia duhet të rifillojë pas zhgënjimit në Botëror me një staf të ri teknik. Kërkimi për pasardhësin e Fernando Santos ka nisur dhe ka një objektiv konkret. Siç shkruan sot gazeta sportive A Bola "gjuetia për përzgjedhësin e ri është e hapur" me një qëllim të qartë, trajnerin e Romës Jose Mourinho. Dje, ndërkohë, Mourinho zbarkoi në atdhe me verdhekuqtë për një mini-përgatitje para Krishtlindjes. Kjo lëvizje ka ndezur entuziazëm, kuriozitet dhe shpresë. Pas mbërritjes së tij në Portugali, Mourinho nuk bëri asnjë koment për gazetarët e shumtë që e prisnin e nuk ka ndërmend të flasë as në ditët në vijim. Tema është delikate, çdo fjalë mund të shkaktojë konkluzione ose supozime që palët aktualisht duan t'i shmangin.

MËNYRA E VETME PËR MOURINHO

Përfshirë Romën, një klub me të cilin Mou është i lidhur deri në vitin 2024. Prioriteti i Special One mbetet Roma, por sigurisht që thirrja nga kombëtarja e tij nuk është një çështje e parëndësishme. Mou mund të marrë në konsideratë vetëm hipotezën e udhëheqjes së Portugalisë duke ruajtur rol të dyfishtë deri në skadimin e kontratës me verdhekuqtë. Në këtë rast, megjithatë, fjala e fundit do t'i takonte Friedkins. Por ndërkohë, shkruan sot CorSport, mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim mes Jorge Mendes, bashkëpunëtorit të tij Cardoso dhe presidentit federal Fernando Gomes pikërisht për të folur për Mourinho. Situata po evoluon dhe, duke u kthyer në A Bola, gjuetia po vazhdon.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI