Flash

Infantino zbulon si do të ndryshojnë kompeticionet: "Nga 2025 Botërori për klube me 32 skuadra"

Lapsi.al 16 December 2022
Infantino zbulon si do të ndryshojnë kompeticionet: "Nga 2025

Ishte përfolur prej kohësh, por nga pandemia u shty të paktën dy herë. Në konferencën përmbyllëse të Katar 2022, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ripropozoi zyrtarisht projektin e ri të Botërorit për Klube: "Një Kupë e re Bote për Klube, një turne me 32 ekipe, që do të zhvillohet në vitin 2025. Do të jenë 32 klubet më të mira në botë". Megjithatë, Infantino nuk ka dhënë asnjë detaj për strukturën dhe vendin e zhvillimit të këtij kompeticioni.

Presidenti i FIFA-s njoftoi gjithashtu se: "Do të ketë edhe një Kupë Bote për Klube për Femra dhe një Kupë Bote në Futsal për Femra. Kur bëhet fjalë për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, duhet të kemi parasysh shëndetin dhe mirëqenien e lojtarëve. Duhet të sigurohemi që të ketë një periudhë pushimi për lojtarët, idealisht 72 orë ndërmjet ndeshjeve. Tani do të konsultohemi për të gjitha këto tema dhe do të thellohemi".

Lexo më tej: Maroku, letër FIFA-s kundër arbitrit Cesar Ramos: “Na mohoi dy penallti”

Infantino foli edhe mbi temën e Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, të parat me 48 ekipe: "Ndikimi i futbollit do të jetë i madh në Amerikën e Veriut. Të ardhurat do të rriten në drejtim të transmetimit, sponsorizimit, biletave dhe mikpritjes, falë rritjes në 48 ekipe. Do të luajmë në stadiume të mëdha që zakonisht përdoren për futbollin amerikan. Në Katar grupet me katër skuadra ishin absolutisht të pabesueshme. Duhet të rishikojmë, ose të ridiskutojmë formatin. 16 grupe me 3 apo 12 grupe me nga 4? Është një aspekt që do të jetë në rendin e ditës të takimeve të ardhshme”.

VLERËSIMI PËR BOTËRORIN E KATARIT

Presidenti i FIFA-s më pas bëri një vlerësim pozitiv për Katar 2022: "Ky Botëror ka treguar një forcë të madhe kohezioni. FIFA falënderon të gjithë ata që janë përfshirë, Katarin e vullnetarët. E bënë këtë edicion më të mirin ndonjëherë. Futbolli është bërë vërtetë global, siç e dëshmon skuadra e parë afrikane në gjysmëfinale. Ne kishim gjyqtaren e parë femër. Mbi tre milionë spektatorë në stadium, 5 miliardë para televizorit. Atmosfera ishte e gëzueshme. Një sukses i pabesueshëm", përfundoi Infantino.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI