Flash

Video/ Humbi vëllain pak ditë më parë, Ruçi rrëzon Egnatian në Rrogozhinë: "Më ka ndihmuar vëllai nga lart"

Lapsi.al 16 December 2022
Video/ Humbi vëllain pak ditë më parë, Ruçi

Shpëtim Duro pëson humbjen e dytë që kur është ulur në pankinën e Egnatias, duke u befasuar në shtëpi nga Bylis. Pasi mposhti Laçin e Vllazninë, tekniku nuk ka mundur dot të përsëritet, duke u dorëzuar ndaj mallakastriotëve. Vendosi Ruçi, që ringjall kështu shpresat për mbijetesën në Superiore. Rrogozhinasit, me Duron në pankinë, kanë tashmë katër fitore e dy humbje.

“Pas një ecurie pozitive futbolli i ka këto i pranon - shpjegoi tekniku i Egnatias Duro -, nuk ishte problem euforie. Nëse nuk i merr seriozisht ndeshjet edhe goditesh, na dominuan gjatë ndeshjes. Pas ndeshjes me Vllazninë i kam thënë ekipit që kjo do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, që do kishim probleme nëse nuk shënoninm, dhe ashtu ndodhi. Duhet të reagojmë ndeshjet e ardhshme, kjo ndeshje të na shërbejë si mësim” e mbylli Duro.

DEDIKIMI PËR TË VELLAIN

Një ndeshje, në fakt, e zgjidhur vetëm me një gol në minutat shtesë. Protagonist ishte mesfushori Flamur Ruçi, që pas një kundërsulmi të shpejtë mposhti Sherrin. Shpërthen zemërimin për humbjen e të vëllait mesfushori: "Ishte një ngjarje jo e lehtë dhe të gjithë e kemi përjetuar. I falënderoj të gjithë për mesazhet ngushëlluese që më kanë sjellë. Sot më ka ndihmuar ai nga lart dhe golin ia dedikoj atij. Jam shumë i lumtur për golin por edhe për tre pikët, pasi kishim 7 javë që kishim marrë vetëm një pikë”, tha Ruçi.

[video width="760" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Ruci.mp4"][/video]

Egnatia frenon kështu në një moment kur dukej se mund t’i afrohej edhe më shumë grupit të kreut. Fitorja e parë pas 7 javësh për Bylis, që largohet nga zona më e rrezikshme në klasifikim. Nuk mund të jetë vecse i kënaqur tekniku Arjan Bellai: " Ishte një fitore e merituar, por kemi bërë shumë gabime, edhe pse ndryshuam lojën tonë. Menduam të mbrojmë mbrapa dhe të bënim kundërsulme. Nuk jam shumë i kënaqur se kemi bërë gabime mbrapa e para. Se falim çdo ndeshje gol, kemi shpërdoruar katër raste për gol. Kur je përballë portierit duhet të përfundosh. E mira është që fituam, na dha oksigjen, frymëmarrje dhe na jep besim te ajo që bëjmë".

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI