Flash

Video/ Kastrioti thyen Vllazninë, Zogaj i jep debutimin e lumtur Memës: "Nuk ishte fitorja e Ardit"

Lapsi.al 16 December 2022
Video/ Kastrioti thyen Vllazninë, Zogaj i jep debutimin e lumtur

Fitore e ngushtë, por shumë e rëndësishmë për renditjen dhe moralin. Kastrioti mposhti në stadiumin e Kamzës 1-0 Vllazninë, në sfidën e vlefshme të javës së 14. Vendosi një gol i Zogaj, që i dha suksesin në debutim teknikut Ardian Mema. Ish-trajneri i Tiranës mori vendin e lënë bosh nga Emiljano Çela.

Të ndërgjegjshëm se kundër kuqebluve do të ishte e vështirë, krutanët e nisën takimin me ritëm të lartë. Shanset më të mira ishin për Kastriotin, që provoi shumë herë të gjente golin. Episodi vendimtar ishte kartoni i kuq për Krujën. Shkodranët mbetën në inferioritet numerik, pasi Kruja bëri një ndërhyrje të gabuar, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Tekniku, Mirel Josa, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas ndeshjes: “Jam i zhgënjyer me rezultatin, mënyrën si humbën - tha ai -. Pjesën e parë morëm karton të kuq edhe ishim përsëri superiore. U munduam edhe me 10 lojtarë të shpërngulemi në fushën e kundërshtarit. Humbëm raste shumë të pastra. Jam i kënaqur me përpjekjet si në fillim por edhe se vinim nga humbja. Kështu është futbolli".

[video width="1056" height="596" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Zogaj.mp4"][/video]

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, në prekjen e parë të topit nga Zogaj. Sulmuesi anësor ndëshkoi kuqeblutë, duke ia bërë të suksesshëm debutimin teknikut Mema. Ish-tekniku bardheblu megjithatë nuk ka dashur të marrë kreditet e këtij triumfi, për faktin se ka patur pak ditë në krye të skuadrës: "Të them të drejtën, nuk kam punuar gjatë me ekipin - shpjegoi Mema -. Kjo është fitore e ekipit dhe jo e Ardit. Por duhet theksuar se na vuri në shumë momente në vështirësi Vllaznia. Kjo edhe si pasojë e dëmtimeve në ekip, se e kam gjetur me 3-4 lojtarë mangut".

Kështu Ardian Mema e nis me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij me Kastriotin. Ndërsa Vllaznia e Josës zhytet më tepër në krizë.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI