Flash

Video/ Marku e goli me devijim i heqin kreun Tiranës: fitorja e dytë radhazi e Teutës me Martinin në pankinë

Lapsi.al 16 December 2022
Video/ Marku e goli me devijim i heqin kreun Tiranës: fitorja e dytë

Dy fitore në dy ndeshje në pankinë. Edi Martini bën atë që Teuta nuk e kishte provuar kurrë këtë sezon. Durrësakët kishin një sukses në 12 ndeshje me Arapin dhe Shkëmbin në pankinë, ndërsa tani lëvizin për herë të parë nga vendi i fundit. Një goditje e devijuar e Albion Marku ka përfunduar pas shpinës së portierit Bekaj, duke vendosur ndeshjen.

Orges Shehi merr kështu pritjen që nuk do të donte në Durrës, duke lënë kreun për rivalët e Partizanit, para derbit kryeqytetas. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar sidomos në mesfushë, ku Tirana kërkonte të mbizotëronte. Si bardheblutë, ashtu edhe Teuta e patën të vështirë të krijonin raste të pastra për shënim. E megjithatë, ishin vendasit më kërkues dhe mund ta kishin zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë. Pas një goditje këndi të Karabecit, Beqja me kokë dërgoi topin në rrjetë. Hamiti, megjithatë, u sinjalizua nga VAR për të rishikuar pamjet, duke anulluar golin për pozicion jashtë loje. “Arsyeja e vetme që fituam është falë shpirtit të garës dhe fuqisë së djemve - deklaroi Edi Martini, tekniku i Teutës -. E shohim njëri-tjetrin në sy e dimë se sa mund të japim. Nuk duhet të fluturojmë pasi jemi akoma në periudhë të vështirë. Na pret një ndeshje e vështirë në Shkodër, cdo ndeshje është një luftë e madhe, duhet të ulim kokën dhe të punojmë. Këto 6 pikë na rrisin moralin, por jo aq sa të na rritet euforia".

SHEHI: TIRANA ISHTE ZERO

Tirana nuk bëri dot më shumë në pjesën e dytë dhe lejoi inisiativën në këmbët e Teutës. Një tjetër goditje standarde, por këtë herë nga goditja e dënimit, solli avantazhin durrsak. Albion Marku përfitoi nga një devijim i mbrojtësve për të mposhtur Bekajn. 1-0 vendimtare, sepse çdo tentativë e Tiranës për të shënuar golin e barazimit nuk ishte efikase. "Sigurisht kur shkon në derbi me humbje, ana piskologjike nuk është e duhura. Duhet të punojmë nga kjo anë - tha tekniku i Tiranës, Orges Shehi -. Derbi nuk ka favoritë, por duhet të përqendrohemi dhe të kemi menaxhim të dozës emocionale". "Nëse do të vendos notë, unë mendoj se ishte një zero. Zero e madhe sot dhe nga kjo zero duhet të ngulim këmbët mirë në tokë, për të qenë kompetitiv, agresiv. Nëse të mungon agresiviteti, çdo skuadër nuk e ka të vështirë të të dominojë dhe fitojë duelet".

Një goditje morale për bardheblutë që shkojnë në derbin me Partizanin pas një humbje. Për më tepër që Tirana është tashmë ndjekëse e vendit të parë, të dorëzuar pas këtij rezultati, te të kuqtë. Ndryshe nga një sezon më parë, kthimi i Edi Martinit në stolin e durrsakëve në një moment krize ka qenë efikas, me dy fitore radhazi në kampionat. Kështu, Teuta largohet përkohësisht nga vendi i fundit në renditje.

[video width="760" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/roVkO.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI