Flash

Infantino mbron Katarin, Amnesty: "FIFA injoron kërkesat për drejtësi nga punëtorët"

Lapsi.al 17 December 2022
Infantino mbron Katarin, Amnesty: "FIFA injoron kërkesat për

"Infantino ka njoftuar se FIFA ka fituar 7.5 miliardë dollarë nga Kupa e Botës. Mbi një miliard më shumë se sa pritej", dhe se "të ardhurat e FIFA-s do të rriten në 11 miliardë në 4 vjet. Megjithatë ata nuk kanë ofruar asgjë të re për shumë punëtorë dhe familjet të tyre që vazhdon t'u mohohet kompensimi për pagat e vjedhura dhe jetët e humbura". Kështu thotë Stephen Cockburn i Amnesty International. “Punëtorët emigrantë që qëndrojnë pas këtij Botërori” në Katar “kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në pasurinë e pabesueshme të FIFA-s. Ajo tani ka përgjegjësinë e qartë për t'i kompensuar ata” në vend që të “vazhdojë të injorojë thirrjet për drejtësi”.

Lexo më tej: Dëshmia ekskluzive/I pashë me sy si e shisnin votën tek Katari drejtuesit e FIFA

INFANTINO: "SHIFRAT E VDEKJEVE TË PUNËTORËVE NË STADIUME JO REALE"

"Çdo vdekje është një tragjedi për të gjithë. Një vdekje është gjithmonë një fatkeqësi. Shifrat për punëtorët në ndërtimin e stadiumeve nuk janë reale. Kur flasim për shifra, duhet të jemi shumë të saktë për të shmangur gjenerimin e imazhit të diçkaje që në realiteti është tjetër. Duhet të kemi kujdes se si i paraqesim këto shifra. Kushdo që vdes është një tragjedi dhe çfarë mund të bënim për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e punëtorëve, e kemi bërë". Kjo është deklarata e Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, gjatë konferencës për shtyp, me të cilën përpiloi një vlerësim fillestar të edicionit të Botërorit në Katar.

"Ne kujdesemi për të gjithë, kudo. FIFA është një organizatë që mbron të drejtat në çdo pjesë të botës ku ajo përfaqësohet. Mesazhi kundër diskriminimit është i qartë. Të gjithë mund të paraqesin idetë e tyre, por ne luajmë futboll dhe mbrojmë futbollin dhe tifozët e tij. Ne mbrojmë të drejtat e njeriut, vlerat”, vazhdoi Infantino. Gjatë konferencës për shtyp në të cilën bëri një bilanc të Kupës së Botës në Katar ai theksoi: "FIFA përfaqëson 211 vende në mbarë botën. Unë u jam mirënjohës të gjithëve. Mund të diskutojmë për çdo temë. Ka shqetësime në vende të ndryshme sepse ka kultura të ndryshme. FIFA është një organizatë globale dhe ne duhet t'i dëgjojmë të gjithë". "Fuqia transformuese dhe trashëgimia e këtij Botërori qëndron në faktin se shumë njerëz erdhën në Katar për të zbuluar botën arabe. Në të njëjtën kohë, katariotët dhe sauditët mirëpritën shumë tifozë nga e gjithë bota. Ata hapën shtëpitë e tyre dhe vendin e tyre për të mirëpritur botën. Kjo është trashëgimia. Zbuluan se ajo që u mendua dhe ajo që u tha, nuk është e vërtetë", përfundoi Infantino.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI