Flash

Perisic një gol larg rekordit, por Dalic ka dy lojtarë në dyshim: Maroku pa "triumviratin"

Lapsi.al 17 December 2022
Perisic një gol larg rekordit, por Dalic ka dy lojtarë në dyshim:

Një finale, edhe kur është "e vogël", mbetet një finale. Kështu, Kroacia e Maroku do të kërkojnë shkallën e fundit të podiumit, në një turne ku kanë dhënë gjithcka. E tregon situata e dëmtimeve te Kroacia, me Dalic që ka në dyshim të fortë Brozovic e Gvardiol. Një rekord e thërret Perisic për një tjetër betejë kundër afrikanëve. Maroku, më shumë se të fitojë ndeshjen, synon  të kënaqë të gjithë anëtarët e një grupi që e ka bërë tashmë historinë.

BROZOVIC E GVARDIOL TREMBIN KROACINË

Dëmtimi i Marcelo Brozovic ishte një shuplakë e panevojshme për Kroacinë, në humbjen e saj në gjysmëfinale ndaj Argjentinës. Mesfushori Brozovic u tërhoq në minutën e 50, për shkak të shqetësimit muskulor dhe është në dyshim të fortë për finalen e vogël për medaljen e bronxtë. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar Gvardiol kishte nevojë për injeksione për të përballuar dhimbjen e një dëmtimi në këmbë në mesjavë. Një panoramë në dritën e deklaratës së Dalic, që dikton ndryshime në formacion. Tekniku ka këmbëngulur se ai nuk do të rrezikojë asnjë lojtar që nuk është 100% në formë. Kështu që Lovro Majer dhe Kristijan Jakic duhet të jenë gati për të mbuluar Brozovic në mesfushë, nëse është e nevojshme.

Një tjetër qendërmbrojtës shumë i vlerësuar, Josip Sutalo, mund të zërë vendin e Gvardiol. Mbrojtësi i djathtë Josip Juranovic nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në stërvitje të premten gjithashtu. Kështu që Josip Stanistic mund të thërritet të zëvendësojë bashkëlojtarin e tij të dëmtuar. Ndërsa Ivan Perisic duhet të mbajë vendin e tij në të majtë, pasi ai synon të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Kroacisë në Kupën e Botës. Lojtari i Tottenham Hotspur ndan vendin me Davor Suker, në kuotën e gjashtë golave.

AGUERD, MAZRAOUI E SAISS "BRAKTISIN" MAROKUN

Regragui çuditërisht i rikuperoi të gjithë (Aguerd, Mazraoui dhe Saiss) për gjysmëfinalen e tyre. Por triumvirati i dëmtuar u largua një nga një - në rastin e Aguerd pak para se të binte bilbili i parë. Saiss u tërhoq gjithashtu pas 20 minutash, pasi e kishte të pamundur të ndiqte ritmin e Olivier Giroud. Ndërsa Mazraoui u largua gjatë intervalit të pjesës së parë, për të lënë Regraguin në vështirësi. Është e vështirë të parashikohet që Regragui të rrezikojë Mazraouin ose Aguerd që nga minuta e parë për ndeshjen me Kroacinë. Kështu që një rikthim në një 4-3-3 mund të jetë i duhuri, pasi Yahia Attiyat Allah dhe Selim Amallah synojnë të rikthehen në formacionin fillestar.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI