Flash

Regragui nuk ngushëllohet me medaljen e bronxtë: "Finalja për vendin e 3-të ose 4-rt është e bezdisshme"

Lapsi.al 17 December 2022
Regragui nuk ngushëllohet me medaljen e bronxtë: "Finalja

Walid Regragui besonte në ndërmarrjen e madhe. Tekniku besonte te Maroku kampion bote. Trajneri afrikanoverior ka folur në një konferencë për shtyp, në prag të finales për vendin 3-4 kundër Kroacisë: "Të jem i sinqertë, do të jetë një bezdi për mua. Është e komplikuar të luash 2 ditë pas një zhgënjimi të madh. I treti apo i katërti... në vijën e finishit të kujtohet vetëm kush fiton, madje as vendi i dytë. Mbahen mend vetëm fituesit dhe ne humbëm. Sigurisht, të përfundosh në vendin e tretë për sa i përket imazhit do të ishte shumë mirë. Por është e vështirë ta bësh të bukur këtë finale të vogël".

Lexo më tej: Maroku, letër FIFA-s kundër arbitrit Cesar Ramos: “Na mohoi dy penallti”

Regragui dhe Maroku i tij ndoqën një ëndërr në Katar. Ata bënë atë, që asnjë skuadër afrikane nuk e kishte arritur më parë. Për herë të parë u prezantuan në një gjysëmfinale të Kupës së Botës. Luanët e Atlasit kaluan rekordin e 5 ndeshjeve pathyeshmëri në Kupën e Botës, që mbahej nga Kameruni mes viteve 1982 dhe 1990. Tani rekordi afrikan i përket Marokut me 6 ndeshje, ndërsa duan një vend të tretë simbolik në Kupën e Botës Katar 2022.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI