Flash

Rrëfimi dramatik i Shevchenko: “Në Ukrainë gati u godita nga sulmi me dron i rusëve”

Lapsi.al 17 December 2022
Rrëfimi dramatik i Shevchenko: “Në Ukrainë gati u godita

Andriy Shevchenko kthehet të flasë për luftën në Ukrainë dhe tregon një histori tronditëse mbi udhëtimin e tij të fundit në atdhe. Ish-sulmuesi zbuloi se ishte gati të goditej nga një sulm me dron rus. Ish-lojtari i Milanit ndodhet aktualisht në Doha si i ftuar i FIFA-s për Botërorin 2022. 46-vjeçari do të jetë i pranishëm në stadiumin Lusail të dielën për finalen mes Francës dhe Argjentinës. Gjatë qëndrimit në Katar, Shevchenko ka dhënë një intervistë për Sky Sports dhe ka folur për luftën në Ukrainë.

Ish-lojtari i Chelsea zbuloi se në fund të muajit të kaluar në një udhëtim në atdheun e tij, ishte gati të goditej nga një sulm rus: “Po, isha shumë afër një prej sulmeve, rreth 2 km. Një nga gjeneratorët e termocentralit u godit. Siç e dimë, rusët po përpiqen të sulmojnë infrastrukturën kryesore. Ndjesia e shpërthimit ishte shumë e fortë. Kur shkova në zonën e luftës, e dija se kjo mund të ndodhte”.

Më pas Shevchenko nënvizon unitetin e popullit ukrainas: “Është një ndjenjë e pabesueshme kur shkon atje. Njerëzit vuajnë, por janë shumë të bashkuar. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, ne e dimë se si të mbijetojmë. Ne e dimë se duhet të qëndrojmë së bashku". Edhe nga Doha, ish-lojtari i Milanit vazhdon fushatën e tij për të ndërgjegjësuar fuqitë e mëdha, mbi luftën në Ukrainë. Në tentativë për të marrë më shumë mbështetje pas pushtimit rus.

SHEVECHENKO E BOTËRORI I KATARIT

Shevchenko, gjatë bisedës së tij me Sky Sports, foli edhe për Kupën e Botës dhe pranoi se shpreson që Lionel Messi të fitojë: “Një lojtar si ai e meriton të fitojë Kupën e Botës. Do të ishte një histori e mrekullueshme. Jo vetëm për shkak të asaj që ai ka bërë në karrierën e tij, por edhe për mënyrën se si po luan tani. Ai është një lider absolute. Luan ndeshje të shkëlqyera, shënon gola të mëdhenj dhe asiston për shokët e tij. Ai është një lider dhe kapiten i vërtetë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI