Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Video/ Një magji e Orsic mposht Marokun 2-1, Kroacia ngushëllohet me vendin e tretë në Katar

Lapsi.al 17 December 2022
Video/ Një magji e Orsic mposht Marokun 2-1, Kroacia ngushëllohet me

Kroacia e mbyll Kupën e Botës 2022 në vendin e tretë. Në finalen ngushëlluese, skuadra e Dalic mundi 2-1 Marokun dhe e përfundoi turneun në podium. Një ndeshje e luajtur me ritme të larta dhe me shumë raste në stadiumin Khalifa International. Në pjesën e parë Gvardiol (7') finalizon në mënyrë të përsosur nga gjuajtja e lirë dhe zhbllokon ndeshjen, më pas Dari (9') barazon rezultatin duke parashikuar Livakoviç dhe Orsic (42') i nxjerr kroatët fitues me këmbën e djathtë magjike. Goli që vendosi ndeshjen dhe vendin e tretë në Katar 2022. Ndërkohë, në pjesën e dytë, skuadrat vazhduan të shtynin përpara, por pa arritur të shënojnë.

Pas vendit të tretë në 1998 dhe të dytën në 2018, Kroacia është rikthyer sërish në podiumin e Kupës së Botës. Ballkanasit e bënë duke mundur Marokun 2-1 në finale, në stadiumin Khalifa International. Skuadra e Dalic ndërtoi më shumë se ajo e Regragui, dukshëm të pamotivuar tashmë, pas ecurisë së shkëlqyer në këtë turne.

Ritëm, gol dhe spektakël. Në Katar, finalja e ngushëllimit është një festë për të gjithë. Për Kroacinë, që sërish mbyll një Botëror në podium, duke konfirmuar se është një nga skuadrat më të pajisura dhe solide të panoramës. E për Marokun, surpriza e madhe e këtij edicioni. Një skuadër plot lojtarë të shkëlqyer dhe me një dëshirë të madhe për të dalë për të frymëzuar një kontinent të tërë. Për ndeshjen në fushë, Kroaci-Marok u vendose nga një perlë e Orsic. Por të besuarit e Regraguit dolën nga fusha me kokën lart edhe njëherë, duke treguar organizim dhe cilësi të lojës. Sigurisht, hendeku midis Ziyech e të tjerëve dhe nën-kampionëve të botës 2018 është e dukshme. Sidomos në aspektin e personalitetit. Por “finalja” e Katar 2022 konfirmon se drejtimi i marrë nga Maroku është ai i duhuri.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI