Flash

Martinez sfidon parashikimet: "Franca favorite? Ne kemi Messi"

Lapsi.al 17 December 2022
Martinez sfidon parashikimet: "Franca favorite? Ne kemi Messi"

Në një finale parashikimet nuk vlejnë shumë. Apo të paktën i këtij mendimi është portieri i Argjentinës Emiliano Martinez, para ndeshjes me Francën. "A është Franca favorite në finalen e nesërme? Mendoj se ne kemi shumë shanse, sepse kemi lojtarin më të mirë në botë. Na pëlqen kur thonë se ka një më të mirë se ai (i referohet Mbappé), por duhet të shohim nëse është kështu. Mendoj se duke pasur një mbrojtje të mirë dhe numrin 1 të vërtetë, kemi shumë shanse për t'ia dalë”. Kështu 'Dibu' Martinez, ka sfiduar pritshmëritë në prag të finales botërore. Sipas 'Dibu', "edhe fakti që ndihemi si në shtëpi, me kaq shumë mbështetës, mund të na ndihmojë. Këtu e kemi ndjerë gjithmonë ngrohtësinë e njerëzve. Kemi pasur përshtypjen se kemi luajtur në Argjentinë. Edhe kjo na ndihmojë të kapërcejmë traumën e disfatës me Arabinë Saudite. A më emocionon të mendoj se nesër do të na mbështesë një vend i tërë? Jam tip i ftohtë zakonisht, nuk emocionohem lehtë".

Në një mendje me Martinez është edhe Javiaer Zanetti, ish-kapiteni i Argjentinës."Messi është duke luajtur një Botëror në nivelin e Messi, jo "maradonian". Leo është në të njëjtin nivel me Diegon, i barabartë. Ish-kapiteni i Albiceleste Zanetti kurorëzon kështu Pleshtin, në prag të finales kundër Francës.

ARGJENTINA: KAOS ME BILETAT MES TIFOZËVE

Të paktën 40 mijë tifozë argjentinas janë në Doha për finalen e Kupës së Botës mes Albiceleste dhe Francës. Por jo të gjithë kanë bileta për të mundur të ndjekin ndeshjen. Në fakt, autoritetet vendase vlerësojnë se do të jenë të paktën tetë mijë që nuk e kanë një të tillë. E jo rastësisht dy ditë më parë policia vendase u desh të shpërndante, madje në mënyrë të vrazhdë siç raportojnë mediat argjentinase, turmën e mbështetësve Albiceleste. Ata ishin mbledhur para hotelit Jassim ku qendron pjesa më e madhe e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Argjentinës. Tifozët, duke demonstruar me thirrje dhe pankarta, kërkonin që tu sigurohet një nga biletat e kthyera nga ata që nuk mund të marrin pjesë në finale.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI