Flash

“I thashë Haaland mjaft me gola, që gazetat të flasin vetëm për mua”: Guardiola tallet keq me Ibrahimovic

Lapsi.al 5 November 2022
“I thashë Haaland mjaft me gola, që gazetat të flasin

Pep Guardiola përdor sarkazëm për t'iu përgjigjur Zlatan Ibrahimovic, pas fjalëve të suedezit për Erling Haaland. “Varet nga ego e Guardiolës, nëse e lë të bëhet më i madh se ai, apo jo. Pse nuk më la të përmirësohem? Si të tjerët, sepse nuk më ka ndodhur vetëm mua”, ka thënë suedezi për ish-teknikun. Tani spanjolli replikon në distancë: "Ibrahimovic ka të drejtë, ai ka absolutisht të drejtë. Në këtë klub, egoja ime është mbi çdo person tjetër, çdo lojtar - u përgjigj me sarkazëm tekniku i City. “Nuk më pëlqen kur Erling shënon tre gola dhe i gjithë fokusi është tek ai. Unë jam shumë xheloz! Sinqerisht, jam shumë xheloz. Unë i thashë, 'Erling, të lutem ndalo së shënuari, përndryshe gazetat nuk do të flasin vetëm për mua’. Ai ka të drejtë , ai më njeh në mënyrë të përsosur. Tani ai mund të shkruajë një libër tjetër. Egoja ime është e madhe".

Lexo më tej: FOTO/ “E patë edhe ju?”: edhe Pep Guardiola nuk e beson atë që po bën Haaland

HISTORIA E NJË KONTRADIKTE

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Guardiola dhe Ibrahimovic veçse idilike nuk janë. I gjithë faji i një sezoni në të cilin ata ishin bashkë. Në 2009-2010, Pep si trajner i Barcelonës kishte suedezin qendërsulmues, blerja kryesore e sezonit të Joan Laporta. Guardiola ishte një teknik i ri në zhvillim, ndërsa Ibra ishte në kulmin e karrierës së tij. Shkëndija mes të dyve nuk pati asnjëherë. Në atë ekip legjendar ylli i padiskutueshëm ishte Leo Messi. Argjentinasi me golat dhe magjinë e tij la në hije shokun e atëhershëm të skuadrës. Ibrahimovic nuk ndihet i dytë ndaj askujt tani që është mbi 40 vjeç, jo më në kohën kur ai ishte në kulmin e tij. Përplasja mes të dyve çoi në shitjen e lojtarit vitin e ardhshëm, i cili u kthye në Itali për të veshur fanellën e Milan. Një ndarje që i bëri mirë të dyve, me Ibrën që nuk humbet kurrë asnjë rast për të ngacmuar dhe hedhur shigjeta ndaj ish-trajnerit të tij.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI