Flash

"Me Pique kam qenë i sinqertë". Xavi bëhet ‘shënjestër’ në konferencë, në fund pranon: “Ishte një mit”

Lapsi.al 5 November 2022
"Me Pique kam qenë i sinqertë". Xavi bëhet

Te Barcelona vetëm Xavi e dinte qëllimin e Gerard Piqué për t'u tërhequr nga futbolli. E njoftimi i bujshëm i mbrojtësit nuk ishte surprizë për trajnerin e blaugrana. “Ne patëm një bisedë para fillimit të sezonit dhe i bëra të ditur qëllimet e mia – shpjegoi ai –. Ishte një nga ditët më të vështira të karrierës sime si trajner. Është e vështirë sepse ai ishte një bashkëlojtar i imi dhe unë e dua shumë. Por duhet t'i kushtoj vëmendje të mirës së klubit - shtoi ai - e di që kam qenë i sinqertë me të. Ai e ka vendosur. Ndihet më pak i rëndësishëm dhe më pak i dobishëm, e kam kaluar vetë. Gjëja normale është të bësh mënjanë. Ai tregon një madhështi spektakolare. Ai e meriton më të mirën, është një mit".

"Nuk e di nëse kam qenë i drejtë me të - shtoi trajneri i Barçës - e di që isha i sinqertë. I sinqertë me mesazhin dhe atë në të cilën besoja. Kështu ia kam bërë gjithmonë të ditur. Ai kurrë nuk bëri përshtypje të keqe, ai u stërvit 100% dhe ishte shembullor - vazhdoi tekniku -. Unë isha i sinqertë me të dhe më pas rrethanat vendosën gjithçka. Këto janë situata në të cilat shumë herë ne nuk zgjedhim fundin. Rrethanat e bëjnë këtë - vazhdoi Xavi -. Në këtë rast e detyruan të merrte këtë vendim. Fatmirësisht apo fatkeqësisht, ishte kështu".

SHPJEGIMI PËR PANKINAT

Xavi vazhdoi më pas të justifikonte zgjedhjen e tij. Pankinat e shumta dhe përjashtimi nga projekti e bënë Pique të tërhiqej: “Vendimi për të mos e lënë të luajë ishte vetëm futbollistik, asgjë personale”, vazhdoi Xavi. "Çdo gjë që ai bën do të respektohet - vazhdoi ai -. Ai ka fituar të drejtën të zgjedhë se si dhe kur të ndalojë. Është e trishtueshme kur sheh lojtarë, kolegë, të cilët thonë lamtumirë dhe i japin fund karrierës së tyre – shpjegoi ai –. Por është ligji i jetës dhe kjo na ndodh të gjithëve”.

"Shpresoj që tifozët do ta mbështesin atë nesër në fushë, ai e meriton - përfundoi Xavi -. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme. Ne do të përpiqemi ta bëjmë një ditë të mrekullueshme për klubin dhe mbi të gjitha për të. Pique është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në historinë e këtij sporti”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI