Flash

Tite, në ankth për Botërorin: "Nuk fle gjumë për shkak të grumbullimeve, zgjohem gjithnjë në 4"

Lapsi.al 5 November 2022
Tite, në ankth për Botërorin: "Nuk fle gjumë për

Pak ditë nga shpallja e listës me 26 lojtarët e thirrur për Katar 2022, që duhet të bëhet të hënën, Botërori dhe zgjedhja e lojtarëve të Brazilit janë kthyer në obsesion për trajnerin Tite. Rrëfimin e ka bërë vetë trajneri i 5 herë kampionëve të Botës.

"Ankthi më shoqëron dhe zgjohem gjithmonë në 4 – ishin fjalët e Tite për" Esporte Espetacular "-. -. Gruaja ime është mësuar me këtë. E kur nervozohem dhe vërtitem në shtrat më thotë të qëndroj i qetë. Ajo më thotë të përpiqem të fle më shumë, por mendimi i grumbullimit më shqetëson. Janë sportistë, por para së gjithash vjen njeriu, karakteri tyre. Janë djem e baballarë dhe qenia njerëzore duhet të respektohet gjithmonë. Unë kam për detyrë të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë, ose kanë qenë pjesë e këtij grupi. Do të ketë zgjedhje të diktuara nga arsye teknike, por respekti për të gjithë do të jetë gjithmonë aty".

PRAPASKENA E RUSI 2018

Tite ka bërë të ditur se pas këtij Botërori do të largohet nga pankina e kombëtares pavarësisht rezultatit në Katar. Tekniku ka zbuluar një prapaskenë. Tekniku ka treguar se ka dashur të japë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në çerekfinale në Rusi 2018 kundër Belgjikës. “Kam folur për këtë me familjen time dhe vetëm pas kësaj kam ndërruar mendje – tha trajneri brazilian –. Katër vite të tjera më dukeshin si një përjetësi dhe nuk e dija nëse do të më lejonte të kasha durim kultura që ekziston në futbollin në Brazil. Kam ecur lart e poshtë në shëtitoren Barra da Tijuca të paktën 500 herë, dhe kam folur shumë për këtë me gruan dhe fëmijët e mi, pastaj kuptova se mund të qëndroja".

Tite ka drejtuar Seleçaon që nga gushti i vitit 2016. Nën komandën e tij kombëtarja e verdhëejeshile ka arritur 57 fitore, 18 barazime dhe 5 humbje në 76 ndeshje, me një përqindje suksesi prej 81.14%.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI