Flash

Video/ Roma dridhet por mbetet në Europa League: Arsenal mban prapa PSV Eindhoven

Lapsi.al 3 November 2022
Video/ Roma dridhet por mbetet në Europa League: Arsenal mban prapa PSV

Vendi i parë për Arsenal, në përfundim të grupeve të Europa League. Gunners mbajë prapa PSV e të njëjtën gjë bëri Fenerbahce me Rennes. Ia doli edhe Mourinho të qendrojë ende në kompeticion. Roma rrëmbeu një fitore 3-1 ndaj Ludogorets, duke u renditur në vendin e dytë, që vlen playoff.

GRUPI A

Arsenali dhe PSV që ishin kualifikuar, luajtën për vendin e parë në distancë. Në fund anglezët u renditën të parët, me holandezët që duhet të kalojnë në playoff. Gunners pritën në Emirates Zyrih dhe kaluan në epërsi pas 17 minutash me Tirney. Mjaftoi goli i mbrojtësit për të fituar 1-0. PSV në shtëpi ndaj Bodoe/Glimt mori avantazhin në minutën e 36-të falë autogolit të Sampsted. Bakayoko dyfishoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Zugelj shkurtoi diferencën 2-1 në shtesë. Bodoe megjithatë renditet i treti dhe shkon në Conference.

GRUPI B

Fenerbahçe dhe Rennes ishin të kualifikuara para fillimit të ndeshjeve, por duhet të vendosnin se në çfarë radhe. Në fund janë turqit ata që rrëmbejnë kalimin për në 1/8, me bretonët të dytët dhe AEK Larnaka të tretët. Guler dhe Arao nënshkruan dy golat në favor të turqve në pjesën e parë me Dynamon e Kievit. Rezultati 2-0 qendroi në fuqi deri në fund. Rennes barazoi 1-1 me AEK Larnaka. Goli i Abline në të 17-ën zhbllokoi ndeshjen, por barazimi i Rafa Lopes erdhi në të 76-ën.

GRUPI C

Në raundin e fundit të Grupit C, skuadra e Mourinho mundi Ludogorets 3-1 me përmbysje. Roma fiton kështu kalimin në playoff, duke përfunduar fazën e grupeve në vendin e dytë. Në pjesën e parë në Olimpico verdhekuqtë rrezikuan shumë dhe u ndëshkuar nga goli i Rick (42'). Falë ndryshimeve, në pjesën e dytë të besuarit e Special One shtuan ritmin. Roma përmbysi rezultatin falë dy penalltive të Pellegrinit (56' dhe 65') dhe golit të Zaniolos (40'). Një gol i Nonato me VAR u anulua, ndërsa Verdon u përjashtua me karton të kuq në fund.

Lexo më tej: Video/ Manchester United e Monaco në playoff të Europa League: tërbohet Sarri, Lazio zbret në Conference

Betis Sevilla ishte tashmë i sigurt për vendin e parë dhe pati një jetë të lehtë kundër HJK në shtëpi. Dygolëshi i Ruibal në pjesën e parë siguroi andaluzianët. Fekir pastaj shënoi 3-0 në shtesë me finlandezët të fundit me vetëm një pikë.

GRUPI D

Royale Union është i pari në renditje edhe para fillimit të ndeshjes. Lufta ishte e gjitha për vendin e dytë dhe Union Berlin fitoi me Bragën. Portugezët duhet të kënaqet me Conference League. Union Berlin në shtëpinë e Royale Union kaloi në epërsi me Michel pas vetëm gjashtë minutash. Më pas muri gjerman mbrojti rezultatin 0-1 deri në fund. Braga mposhti Malmoe 2-1, fillimisht me Horta dhe më pas me Djalo. Goli i Sejdiut shkurtoi diferencën në minutën e 76-të por ishte tepër vonë për të shpresuar më shumë.

REZULTATET E NDESHJEVE

Europa League Group A

Arsenal 1-0 FC Zurich

Bodo/Glimt 1-2 PSV Eindhoven

Europa League Group B

Dynamo Kyiv 0-2 Fenerbahce

Rennes 1-1 AEK Larnaca

Europa League Group C

Real Betis 3-0 HJK Helsinki

Roma 3-1 Ludogorets Razgrad

Europa League Group D

SC Braga 2-1 Malmo FF

Union St.Gilloise 0-1 Union Berlin

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI