Flash

Video/ Pret dy herë penalltinë, Frashëri nuk eviton dot humbjen e Ballkanit ndaj Cluj në Conference League

Lapsi.al 3 November 2022
Video/ Pret dy herë penalltinë, Frashëri nuk eviton dot humbjen e

Aventura e parë e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League është mbyllur me humbjen 1-0 në transfertën me Cluj. Protagonist portieri Frashëri me dy penallti të pritura. Skuadra e Ilir Dajës e mbylli Grupin G në vendin e fundit me 4 pikë. E megjithatë performanca e kosovarëve duhet duartrokitur. Një prezantim dinjitoz, me një barazim në Fadil Vokrri pikërisht në debutimin me rumunët, por edhe një fitore në transfertë më Sivasspor. Turqit janë ata që marrin vendin e parë, para Cluj, duke lënë Slavia Prague në vendin e tretë.

Skuadra e Dajës ka zhvilluar një ndeshje pozitive, por ndeshja u kompromentua shpejt nga goli i Adjei-Boateng. Sulmuesi shënoi në minutën e 17, duke e bërë më të thjeshtë detyrën për rumunët. Ballkani megjithatë luajti të gjitha shanset, kundër një rivali shumë më ekspert e që kontrolloi ndeshjen. Për t'i shënuar golin e dytë formacionit kosovar gjithësesi ishte një mision i pamundur sepse Stivi Frashëri u bë protagonisti absolut. Mbi të gjithë, Frashëri priti penalltinë e akorduar në minutën e 35 ndaj Daec dhe më pas përsëritjen e saj.

Ballkani largohet nga Europa, edhe pse tregoi se me dicka më shumë në aspektin e përvojës mund ta kishte lejuar të merrte më shumë. Ilir Daja përsëriti arritjen e bërë me Skënderbeun në Europa League, në një sezon historik me Ballkanin në Conference...

NDESHJET E TJERA

Fitore e bukur për Fiorentinën në ndeshjen e fundit të Grupit A të Conference League. Viola triumfuan 3-0 ndaj RFS Riga falë golave të Barak, Cabral dhe Saponara në pjesën e parë. Megjithatë, ky sukses nuk mjafton për të marrë vendin e parë në grupin A. Në ndeshjen tjetër Basaksehir në fakt mundi Hearts 3-1 dhe kështu janë turqit ata që shkojnë direkt në raundin e dytë. Për skuadrën e Italiano do të jetë i nevojshëm play-off. Në Grupin E, AZ ka fituar 2-1 sfidën direkte me Dnipro, duke i marrë vendin e parë. Ukrainasit shkojnë në playoff, ndërsa Apollon mposhti 1-0 Vaduz, duke siguruar vendin e tretë. Djugarden e Gent fituan ndeshjet e tyre. Suedezët e kishin siguruar vendin e parë para se të mundnin 1-0 Shamrock. Ndërsa belgët kanë pasur nevojë për fitoren 4-0 ndaj Molde për t'i kaluar në renditje. Slovan Bratislava mori vendin e parë në Grupin H, falë fitores 1-2 me Zalgiris. Në playoff shkoi Basel, triumfues 1-2 në fushën e Pyunik.

REZULTATET

Europa Conference League Group A

Istanbul Basaksehir 3-1 Hearts

RFS 0-3 Fiorentina

Europa Conference League Group E

Apollon Limassol 1-0 FC Vaduz

AZ Alkmaar 2-1 SC Dnipro-1

Europa Conference League Group F

Djurgaarden 1-0 Shamrock Rovers

Gent 4-0 Molde

Europa Conference League Group H

Pyunik 1-2 Basel

Zalgiris Vilnius 1-2 Slovan Bratislava

Europa Conference League Group G

CFR Cluj 1-0 Ballkani

Slavia Prague 1-1 Sivasspor

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI