Flash

Edhe Dobi 'pikiatë' me Kukësin: Vllaznia i mposht në shtëpi e kthehet për Europë

Lapsi.al 3 November 2022
Edhe Dobi 'pikiatë' me Kukësin: Vllaznia i mposht në

Humbja e tretë radhazi për Kukësin. Efekti Enkelejd Dobi ka përfundfuar shumë shpejt për verilindorët, që janë kthyer me pikiatë në vendet e fundit. Blutë janë mposhtur 0-1 nga Vllaznia, në ndeshjen e javës së 11 të Superiores. Një gol i Esin Hakajt i ka mjaftuar shkodranëve për t’u kthyer te fitoret dhe drejt zonës europiane të kampionatit.

Humbja e dytë nga tre të fundit brenda mureve të shtëpisë. E ky është një fakt edhe më shqetësues. Pas Egnatias e Tiranës, tani edhe Vllaznia del fituese përballë Kukësit. Suksesi i dytë, në dy ndeshje, këtë sezon për shkondranët e Josës, që e shohin veten tre pika nga kreu. Kuqeblutë triumfuan në një ndeshje ku krijuan më shumë lojë dhe raste. Të besuarit e Josës pothuaj nuk rrezikuan asgjë dhe zgjidhën ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Hakajn. Një goditje nga distanca e ish-lojtarit të Partizanit nuk i la asnjë mundësi Tafas në minutën e 43'.

Lexo më tej: Ndreca doli me të kuqe, Kukësi humbi busullën: Tirana i shënon poker Dobit, që nuk po gjen më ‘recetën’

Në pjesën e dytë Kukësi u mundua të ndryshonte historinë. Dobi provoi me zëvendësimet, duke nxjerrë në fushë edhe Barbosa. Por sërisht më të rrezikshëm ishin miqtë. Jonuzi fillimit trembi Tafas, ndërsa portierin e shpëtoi shtylla në minutën e 60 në goditjen e Boshnjakut. Barbosa pati shansin ideal të evitonte humbjen, por braziliani gaboi para portës në minutën e 83'. Vllaznia ngjiten përsëri në zonat e larta të klasifikimit. Tani kreu nuk është më utopi. Fundoset Kukësin dhe Dobi, që sheh shumë afër fundin e klasifikimit.

JOSA: "EPISODET BËJNË DIFERENCËN"

“Normale që rezultati të kënaq, kur merr pikët në Kukës, por më tepër me mënyrën se si luajti skuadra. Por për më mirë në pjesën e parë dhe disa minuta në të dytën. Ishte ndeshje që u var nga episodet, se ne edhe para se të shënonim ishim superiorë në qarkullim dhe goditje të portë. Por të gjithë rastet nuk bëhen gola. Shënuam me Hakajn, skuadra ishte e përqendruar sot, nuk do të thotë se nuk ishte në ndeshjen e kaluar, por janë episodet që bëjnë diferencën. Se me rastin e fundit që humbi Kukësi në zonën tonë, me goditje me kokë apo nga e majta të Barbosës, edhe mund të barazonte ndeshjen. U fitua kjo e duhet të hedhim sytë nga ndeshja tjetër".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI