Flash

Shembja e Atlètico Madrid, Antoine Griezmann ndjesë tifozëve: “Të mbyllim gojën, të shtrëngojmë byt*ën e të punojmë”

Lapsi.al 2 November 2022
Shembja e Atlètico Madrid, Antoine Griezmann ndjesë tifozëve:

Fushata eUropiane e Diego Pablo Simeone te Atlètico Madrid tashmë ka përfunduar. Humbja 2-1 në Porto i zbriti Colchoneros në fund të Grupit B. Spanjollet janë përjashtuar jo vetëm nga Champions League, por edhe nga kalimi në Europa League. Një katastrofë vërtetë e vështirë për t'u asimiluar për ekipin, trajnerin, drejtuesit dhe tifozët. Një nga të paktët që u përball me humbjen në do Dragaos ishte Antoine Griezmann. Francezi pas ndeshjes nuk kërkoi justifikime për të shpjeguar katastrofën europiane të skuadrës së tij.

Një fitore, dy barazime, tre humbje për gjithsej vetëm pesë pikë dhe vendi i fundit në grup. Kjo është Liga e Kampionëve e Atlètico Madrid, e Antoine Griezmann nuk kërkon justifikim: “Kjo skuadër nuk e meritonte të kalonte në raundin e dytë apo edhe të shkonte në Europa League. Na vjen keq, por kështu është", pranoi francezi. “Nëse nga gjashtë ndeshje fiton vetëm një, eliminimi është diçka e pashmangshme. Tani e dimë se çfarë duhet. Të mbyllim gojën, të shtrëngojmë byt*ën, të punojmë e luftojmë. Jemi ende në shërbim të Simeones, për të gjithë ne është krenari të punojmë me trajnerin dhe të luajmë për këtë klub. Por është koha ta tregojmë edhe në fushë”.

GRIEZMANN KRITIKON LOJTARËT

“Nuk kemi justifikime, nuk meritojmë as të justifikohemi para tifozëve. Ne mund dhe duhet vetëm t'i falënderojmë për mbështetjen e tyre në Madrid dhe jashtë shtëpisë. Ata nuk i meritojnë këto zhgënjime”, vazhdoi Antoine. “Atletico duhet të rigjejë veten. Ne jemi një skuadër e hidhur dhe e vështirë për t'u përballur vetëm nëse besojmë në atë që bëjmë. Klubi gjithmonë i ka ndërtuar sukseset e tij duke qëndruar i bashkuar si grup. Ata që duan të jenë pjesë e tij duhet të dinë se të jesh këtu do të thotë të luftosh për këtë klub. Nevojitet një shpirt sakrifice, një dëshirë për të luftuar dhe punuar çdo ditë. Përndryshe është më mirë të largohemi”, e mbylli sulmuesi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI