Flash

Psg, Galtier e ëndërra Champions: "Shpresojmë të jetë viti i duhur"

Lapsi.al 1 November 2022
Psg, Galtier e ëndërra Champions: "Shpresojmë të

PSG mbërrin në Torino me vendin e parë në grup ende të pasigurtë. Por më shumë se 1/8 e Champions League, trajneri francez, Christophe Galtier, tashmë synon fitoren përfundimtare: “Ka pritshmëri të mëdha këtë vit, në Francë, për PSG-në, por edhe për Europën. Skuadra ka në organikë kampionë të mëdhenj, ka përvojë të madhe. Fatkeqësisht, nuk e kemi fituar kurrë këtë trofe kaq prestigjioz, kaq të vështirë për t'u fituar. E ndonjëherë garat janë të çmendura: gjithçka kthehet përmbys në një çast. PSG mund të jetë afër suksesit, le të shpresojmë që ky të jetë viti i duhur”.

Megjithatë, për të ecur përpara duhet një short dashamirës në raundin e dytë. Kështu që për këtë arsye duhet një fitore ndaj Juventus: "Kualifikimi ishte një objektiv i detyrueshëm për ne. Të qenit lider do të jetë shumë i rëndësishëm, shpesh në short mund të jetë vendimtar. Është një objektiv i rëndësishëm, themelor. Ne jemi të fokusuar në këtë qëllim. E dimë që do të jetë e rëndësishme nesër. Duam të jemi të parët për shortin e mëpasshëm. Dhe të mos harrojmë që Juventus, pavarësisht se është eliminuar, duhet të kualifikohet për Europa League. Do të luftojnë me thonj e me dhëmbë për të arritur objektivin. Kanë një histori krenarie e do të luajnë një lojë të këtij niveli. Ka pasur momente të vështira në historinë e të dyja skuadrave, nuk i thamë vetes 'ta mundim Juventusin sepse tashmë është i mposhtur'. Zbresim në fushë për të fituar dhe për të përfunduar të parët në grup. Fatkeqësisht Juventusi nuk është i kualifikuar".

ELIMINIMI I JUVENTUS

Për shkaqet e eliminimit të bardhezinjve, Galtier tha: "Thjesht mendoj se Juventusit i munguan lojtarët në dispozicion. Të nevojshëm, nga i para tek i fundit, për këtë lloj ndeshjesh. Këto janë sfida ku mungesat e Pogba dhe Chiesa janë thelbësore. Përqendrimi i mungesave e ka dobësuar Juventusin teknikisht dhe mendërisht. Champions kërkon një angazhim 110%. Juventus pati këtë seri mungesash që në fillim të sezonit dhe kjo është arsyeja kryesore".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI