Flash

Denoncimi tronditës i gjimnastes Anna Basta: "Më donin më të dobët, mendova vetëvr*sjen"

Lapsi.al 1 November 2022
Denoncimi tronditës i gjimnastes Anna Basta: "Më donin më

Një tjetër rrëfim tronditës vjen nga bota e gjimnastikës artistike. Anna Basta, tha se kishte menduar edhe vetëvra*jen e shtypur nga presioni dhe poshtërimi. Gjimnastja e kombëtares italiane nga 2016 deri në 2020 përpara se të tërhiqej për arsye personale, denoncoi: "Një herë nuk veprova sepse një person hyri në dhomë dhe unë u trondita. Herën e dytë isha në mesin e njerëzve". Problemi kryesor lidhej me peshën, dhe me nevojën për të mos shtuar peshë, siç ka rrëfyer edhe ish-shoqja Nina Corradini.

Në mesazhet e shkëmbyera me nënën e saj në Ëhatsapp në 2019, del në pah i gjithë dëshpërimi i Basta. Situata lidhej me qëndrimin e atyre që duhet të ishin udhërrëfyesit e saj, më saktë trajneret. Britmat e tyre, si tregon ajo, i jehonin në vesh edhe natën: “E pashë në ëndërr peshoren, një makth" dhe pastaj përsëri: "E di që për dy ditë mund të kthehem në peshën e mëparshme, por nuk duhet të prek ushqimin. Do të thotë që nëse një ditë ha një fetë mish shtesë është fundi”, tha Basta për 'La Repubblica'.

RRËFIMI I GJIMNASTES

Ish-shoqja e saj Nina, pranoi se kishte përdorur laksativë për të ruajtur peshën e kërkuar. Edhe Basta, e dëshpëruar dhe shpesh në mëshirën e sulmeve të panikut, kërkonte zgjidhje të rrezikshme për organizmin e saj: "Nina përdorte laksativë?. Unë merrja 'Dieci Erbe', tableta që të ndihmojnë të shkosh në tualet. Problemi është se i përdora ato jo në mënyrën e duhur."

Duke lënë pas me shumë vështirësi këtë histori traumatike, ish-gjimnastja po punon fort për të ndihmuar vajzat më të reja të mos bëjnë gabimet e saj: “Sapo fillova të flisja prisha shumë marrëdhënie, pati reagime të këqija. Por unë eci përpara, e bëj për vajzat”. Ish-atletja kërkon t'i shkojë deri në fund: "Me një nutricioniste publikojmë postime për çrregullimet e të ngrënit. Shumë adoleshentë kanë nevojë për të, jo vetëm në botën e gjimnastikës. Rrjetet sociale të çojnë drejt perfeksionizmit".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI