Flash

Video/ Pioli-Milan, së bashku deri në 2025: zyrtar rinovimi, me 500 mijë euro plus në sezon

Lapsi.al 31 October 2022
Video/ Pioli-Milan, së bashku deri në 2025: zyrtar rinovimi, me 500
Stefano Pioli dhe Milan do të vazhdojnë së bashku, me një kontratë të re e me një pagë adekuate me rritje. Humbja në Torino nuk i prishi planet e shoqërisë kuqezi. Pavarësisht një dite delikate pas humbjes ndaj granatave dhe dy ditë larg sfidës vendimtare në Champions, lëvizja është bërë. Drejtuesit e klubit kanë thirrur trajnerin për të nënshkruar marrëveshjen e re. Një formalitet duke qenë se marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh, por tashmë është zyrtarizuar. Trajneri emilian, i cili mori Milanin në vjeshtën e 2019, do t'i paguhet një përmirësim ekonomik. Paga e Piolit do të shkojë nga 3 milionë euro neto në sezon, në 3.5 për sezonet e ardhshme. Pioli ishte autori i titullit të fituar nga Milan sezonin e kaluar. E që kur u ul në pankinën e kuqezinjve, skuadra kuqezi udhëton praktikisht me 2 pikë për ndeshje. E të mendosh që në fillim u mendua edhe shkarkimi i tij, me zërat për ardhjen e Rangnick pas luhatjeve të rezultateve.

KOMUNIKATA

AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri më 30 qershor 2025. Pasi kanë ndërmarrë një rrugë të virtytshme, duke kulmuar me fitoren e Kampionatit 2021/2022, Milani dhe Stefano do të vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz që pasqyron vlerat dhe historia e klubit. Pioli më pas foli në kanalet sociale të Milanit: "Nënshkrimi i rinovimit është gjithmonë shumë emocionues. Falënderoj klubin për këtë mundësi dhe për kohën e kontratës së re. Kjo, nëse është e mundur, më jep edhe më shumë motivim. Jam gati të bëj mirë".

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI