Flash

"Po fola më dënojnë 6 muaj": video e publikuar nga Lazio ndez më keq polemikat për kartonin e verdhë të Milinkovic

Lapsi.al 31 October 2022
"Po fola më dënojnë 6 muaj": video e publikuar nga
Nuk zbuten polemikat për arbitrimin e Manganiello, protagonist i disa vendimeve të dyshimta gjatë ndeshjes Lazio-Salernitana. Për të zemëruar bardhekaltrit ka shërbyer sidomos verdha e tundur nga arbitri kundër Sergej Milinkovic Savic. Një penalitet i rëndë që do ta detyrojë serbin të humbasë derbin e shumëpritur kundër Romës të dielën. Pas fjalëve të Sarrit në konferencë, ka mbërritur një goditje e re përmes rrjeteve sociale nga klubi kryeqytetas Kartoni i verdhë do të detyrojë Milinkovic Savic të humbasë derbin ndaj Romës. E kjo nuk është kapërcyer nga Lazio. Arbitri Manganiello e sanksionoi serbin për një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Salernitana, Bronn. Por moviolistët e gazetat e kanë cilësuar vendimin e arbitrit si të gabuar. Ky karton i verdhë vazhdon të krijojë debat. Sarri në konferencë për shtyp tha "nëse flas më dënojnë 6 muaj". Ndërsa ka ndezur më keq situatën një video e publikuar nga Lazio në rrjetet sociale. Në videon në fjalë, Lazio tregon ndërhyrjen që i kushtoi mesfushorit serb kartonin. E krahason atë me një faull në pjesën e parë nga Bradaric ndaj Lazzari, i pa sanksionuar as me faull nga arbitri. Dinamika e dy faulleve të supozuara është shumë e ngjashme, por pasojat janë shumë të ndryshme…

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI