Flash

J/Medical nën akuzë, Pogba dy javë të tjera jashtë: Botërori në rrezik

Lapsi.al 31 October 2022
J/Medical nën akuzë, Pogba dy javë të tjera jashtë:

Problem i ri muskulor për Paul Pogba, i cili në këtë pikë rrezikon të rikthehet në fushë me Juventusin vetëm në vitin 2023. Francezi sheh të largohet sërish Kupa e Botës. Mesfushori francez akuzoi një dhimbje në kofshën e djathtë, të njëjtën e gjurit të operuar dy muaj më parë. Në orët në vijim kontrollet në J/Medical do të përpiqen të zbardhin problemin. Mendohet një tërheqje e lehtë muskulore, por që do të shtojë dy javë të tjera jashtë fushave për Pogba. Tifozët kanë shpërthyer në akuza dhe pakënaqësi ndaj J/Medical, që "arriti të dëmtojë një lojtar të dëmtuar".

Diagnoza e parë për Pogba lëkundet mes lodhjes dhe një tërheqje të lehtë muskulare. Vendimtare do të jenë kontrollet e orëve të ardhshme për francezin në J/Medical, që ka marrë tashmë një goditje psikologjike jo të parëndësishme. Francezi ishte rikthyer në stërvitje në grup prej disa ditësh, duke parë më afër synimin për t'u rikthyer për të veshur fanellën e Juventus e për të kapur ëndrrën Katar 2022. Pikërisht Botërori e bëri që fillimisht francezi të zgjidhte një terapi konservatore për dëmtimin e meniskut anësor. Pastaj Pogba, i këshilluar edhe nga mjekët, u “dorëzua” për ndërhyrjen kirurgjikale. Kjo, duke pasur parasysh edhe zgjatjen e dhimbjes që nuk e lejonte të stërvitej.

“Pogba dhe Chiesa? Ndoshta me Verona apo Lazio, por është e vështirë”, kishte thënë Allegri para sfidës me Lecce. E në atë kohë situata e kofshës së mesfushorit nuk kishte shkaktuar ende alarm. Këtë sezon Pogba nuk ka luajtur ende asnjë minutë në ndeshjet zyrtare, një rikthim vërtet i trazuar te Juventus. E që tashmë i rrezikon mesfushorit edhe Botërorin me Francën.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI