Flash

CR7 diskretiton shokët dhe United në një libër: "Një katastrofë rikthimi në Manchester"

Lapsi.al 31 October 2022
CR7 diskretiton shokët dhe United në një libër:

Dashuria mes Manchester United dhe Ronaldos është një kujtim i largët. Rikthimi i portugezit te Djajtë e Kuq nuk e rindezi kurrë flakën e pasionit. E pas kërkesave për shitje, mosmarrëveshjeve me ten Hag dhe vendimit të trajnerit për ta nxjerrë jashtë skuadrës shpërthen një cështje e re. Nuk ka më refuzim të CR7 për tu futur në fushë, por fjalë të thëna nga ai që do të publikohen në një libër. Në faqet e këtij libri, Ronaldo ka diskredituar Manchester United dhe shokët e tij të skuadrës.

Disa tabloidë të rëndësishëm anglezë si The Sun kanë publikuar disa pjesë nga libri. Ata janë fokusuar te rivaliteti mes Messi e Ronaldo. Por nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe një episod ku Ronaldo nuk ka qenë i butë në kritikat ndaj klubit aktual dhe bashkëlojtarëve.

Lexo më tej: “Ronaldo refuzoi të futjen në fushë”: Ten Hag sqaron ngjarjen dhe e degdis të stërvitet me të rinjtë

Ronaldo e quajti kthimin e tij në Manchester United "katastrofik". Një transferim që e ka bërë "të pakënaqur dhe të frustruar" për bashkëjetesën e tij të ndërlikuar me Rangnick. CR7 ka patur rezreva edhe për menaxhimin e Djajve të Kuq, gjatë një bisede me një drejtues në një ngjarje të FIFA-s.

Sipas portugezit, në fakt, shoqëria angleze nuk ka evoluar në krahasim me përvojën e tij të parë në vitin 2009. Kjo edhe për sa i përket ambienteve stërvitore. Jo vetëm kaq, por edhe nga pikëpamja teknike. Në fjalët e Ronaldos kanë përfunduar në shënjestër shokët e skuadrës. CR7 nuk i ka konsideruar në lartësinë e duhur as nga pikëpamja fizike.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI