Flash

Video/ 18 vjecari Volpato përmbys Veronën: Mourinho i katërti in-extremis

Lapsi.al 31 October 2022
Video/ 18 vjecari Volpato përmbys Veronën: Mourinho i katërti

Vuajti por fitoi Roma e José Mourinho, duke mposhtur një Hellas Verona kurajoze 3-1 në Bentegodi. Verdhekuqtë kalojnë kështu Lazio, në prag të derbit të kryeqytetit në Serie A. Dawidowicz është protagonisti në të mirë e të keqe për verdheblutë, me golin e avantazhit dhe kartonin e kuq që rihapi sfidën. Roma barazoi me Zaniolo, që doli jashtë për shkak të dëmtimit në pjesën e dytë. Pastaj përmbysi gjithcka me adoleshentin Cristian Volpato. 18 vjecari shënoi golin e parakalimit dhe asistin për trisin e El Shaarawy.

Lexo më tej: Nostalgji e bestytni për Mourinho: gjatë periudhës së Botërorit, Roma fluturon një javë në Japoni

Verona është në destin. Në atë të Cristian Volpato, i cili kur Roma dukej në prag të barazimit shënoi golin e 2-1. E pastaj shërbeu asistin për 3-1 përfundimtar të El Shaarawy. Ndoshta një koincidencë domethënëse, duke qenë se xhevahiri verdhekuq kishte shënuar golin e tij të vetëm në Serie A në Verona vitin e kaluar. Fitore e rëndë për Mourinho, i cili rikthehet i vetëm në zonën Champions League dhe parakalon Lazio. Verona u mbajt mirë për sa kohë që ishin njëmbëdhjetë prej tyre në fushë. Pastaj naiviteti i Dawidowicz shkatërroi gjithçka.

Roma ka fituar katër transferta radhazi në Serie A për herë të parë që nga korriku-gusht 2020. Cristian Volpato ka bërë katër paraqitje në Serie A, duke shënuar dy gola, të dy kundër Veronës. I pari daton më 19 shkurt, në 'Olimpico'. 18 vjeç e 350 ditë, Volpato bëhet lojtari më i ri i Romës që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje të Serie A që nga viti 2004/05.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI