Flash

Video/ E ndëshkoi me të verdhë pastaj i bëri ‘qepalla’: arbitri Orsato e habiti fare mbrojtësin Reinildo e video u bë virale

Lapsi.al 2 November 2022
Video/ E ndëshkoi me të verdhë pastaj i bëri
Atletico Madrid humbi 2-1 përballë Porto dhe doli jashtë Europës. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions, Sergio Conceição i bëri një shaka të hidhur ish-bashkëlojtarit Diego Simeone. Colchoneros përfunduan të fundit në Grupin B, pas portugezëve, Bruges dhe Bayer Leverkusenit. Kjo do të thotë, lamtumirë Europë. Por gati më të njëjtin impakt si eliminimi i Atletico, ka patur edhe një episod tjetër. Gjatë ndeshjes mes spanjollëve dhe Portos, takimi mes arbitrit Daniele Orsato dhe Reinildo, mbrojtësit të Atletico, krijoi shumë bujë. Lojtari i Colchoneros bëri një faull ndaj një kundërshtari gjatë ndeshjes dhe arbitri italian e ndëshkoi me të verdhë. Mbrojtësi, duke pranuar se kishte bërë një gabim, ngriti krahun dhe hapi dorën për të kërkuar falje. Orsato, megjithatë, ndoshta e keqkuptoi gjestin. Italiani, duke parë krahun e ngritur dhe dorën e hapur, mendoi se lojtari donte t'i bënte qepalla dhe duke iu afruar, përplasi dotën me të. Mozambikasi mbeti i befasuar, por ndeshja vazhdoi.

TIFOZËT ZBAVITEN ME KOMENTET

Video e kartonit të verdhë përfundoi menjëherë në rrjetet sociale dhe u bë virale. Tifozët u kënaqën me komentet. Shumë argumentuan se arbitri mendoi se mbrojtësi po përpiqej të kërkonte falje duke i shtrënguar dorën: "Reinildo kërkon falje dhe arbitri mendoi se donte t'i jepte dorën". Disa, megjithatë, folën për një gjest instinktiv. Të tjerët me ironi: "Konfirmohet: Daniele Orsato dhe Reinildo janë miq të shkëlqyer". Megjithatë, ky episod i çuditshëm nuk arriti të largojë vëmendjen nga situata befasuese te Atletico. Është hera e parë, në epokën e Simeones, që Colchoneros përfunduan të fundit në grup dhe i thanë lamtumirë Evropës para Krishtlindjeve. Shumë tifozë kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit, i cili është më i paguari në botë, por, për momentin, El Cholo mbetet në Wanda Metropolitano.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI