Flash

"Kam kancer në lëkurë, jam operuar tre herë": rrëfimi i Neuer trondit Gjermaninë

Lapsi.al 2 November 2022
"Kam kancer në lëkurë, jam operuar tre herë":

Manuel Neuer trondit botën e futbollit. Portieri i Bayern Mynih dhe i kombëtares gjermane ka bërë të ditur se është i sëmurë: “Kam kancer në lëkurë, jam operuar tashmë tre herë”, thuhet në postimin e tij në Instagram. Portieri nuk ka luajtur që nga 8 tetori për shkak të një dëmtimi në shpatull dhe në stërvitjen e fundit është shfaqur me një njollë të dukshme në fytyrë. Tani rikthimi i tij në fushë është afër. Sipas asaj që zbuloi Nagelsmann këtë fundjavë ai mund të luajë titullar kundër Herthës.

Lexo më tej: “Inter është i fortë, ashtu si Barcelona”: Nagelsmann zbulon lojtarët që do ruajë për kampionatin

Gjermani e zbuloi problemin e tij shëndetësor gjatë promovimit të një linje produktesh për kujdesin e lëkurës. Neuer është zgjedhur si imazh, bashku me tenisten Angelique Kerber: "Ne të dy kemi një histori shumë personale kur bëhet fjalë për sëmundjet e lëkurës. Angelique ka hiperpigmentim të shkaktuar nga dielli. Ndërsa në rastin tim është një kancer i lëkurës që më është dashur ta operoj tashmë tre herë. Prandaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë që të mos bëjmë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli. Sepse stërvitem gjithmonë jashtë dhe gjithashtu më pëlqen ta kaloj kohën e lirë në natyrë”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI