Flash

Dëmtohet Chilwell, tifozët anglezë tërbohen me Potter: “Kurrë nuk është parë një vendim më idiot”

Lapsi.al 3 November 2022
Dëmtohet Chilwell, tifozët anglezë tërbohen me Potter:

Chelsea fitoi kundër Dinamo Zagreb dhe mori vendin e parë në Grupin E, përpara Milan. Në Stamford Bridge u mbyll 2-1 për Blues. Miqtë kaluan në avantazh me Petkovic, por brenda pak minutash barazoi Sterling. Vendosi sfidën pastaj Zakaria, me golin që mbylli ndeshjen. Pavarësisht suksesit, tifozët londinezë kanë sulmuar teknikun Graham Potter. Ben Chilwell u dëmtua në sekondat e fundit të shtesës dhe mbështetësit e Blues, por jo vetëm, fajësuan menaxherin. Lojtari anglez tani rrezikon Botërorin.

Mbrojtësi, i cili pësoi një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar, luajti plot 90 minuta. Në sekondat e fundit të lojës ai u ndal për një problem në tendinën e gjurit. Dëmtimi i tij tërboi tifozët anglezë. Mbështetësit britanikë fajësojnë të gjithë Potter. Ata nuk e kuptojnë zgjedhjen për të futur në fushë një ekip të fortë, edhe pse Blues e kishin siguruar kalimin në 1/8 e Champions. 25-vjeçari u largua nga fusha duke çaluar, i ndihmuar nga dy mjekë të Chelsea. Më vonë ai u pa duke u larguar nga stadiumi me paterica. Dëmtimi i Chilwell është një lajm i keq si për tifozët e Blues, ashtu edhe për tifozët e Anglisë. Kupa e Botës fillon në më pak se tre javë.

TIFOZËT ANGLEZË TË TËRBUAR ME POTTER

Potter, kështu, e vuri në rrezik formën fizike të Chilwell, në një ndeshje të parëndësishme. Ky është mendimi i tifozëve në rrjetet sociale: “Nuk kam parë kurrë një vendim më idiot nga një trajner. Rrezikon lojtarë jashtëzakonisht të rëndësishëm, por të prirur ndaj dëmtimeve në një ndeshje të panevojshme. Tani një tjetër dëmtim i rëndë për një tjetër nga lojtarët më produktivë në skuadrën e tij. Potter dhe një tjetër marrëzi e tij. Chilwell duhet të ishte zëvendësuar", ka shkruar dikush. Një tjetër shtoi: “Potter ka shumë për t'ju përgjigjur! Vendimi për t'i lënë lojtarët kryesorë të luajnë në një ndeshje të vdekur, në mes të një programi të ngjeshur dhe një krize dëmtimesh, është tmerrues”.

Tifozët e tjerë theksuan se as që duhej të ishin të pranishëm titullarët e tjerë si Mason Mount e Kalidou Koulibaly. Madje edhe Thiago Silva, i cili hyri gjatë ndeshjes. Pas takimit, Potter mbrojti zgjedhjet e tij, veçanërisht atë të lejimit të Chilwell të luante për 90 minuta.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI