Flash

Video/ Manchester United e Monaco në playoff të Europa League: tërbohet Sarri, Lazio zbret në Conference

Lapsi.al 3 November 2022
Video/ Manchester United e Monaco në playoff të Europa League:

Monaco dhe Manchester United do të duhet të kalojnë nëpër playoff, por shkoi edhe më keq për Lazio. Në ditën e fundit të fazës së grupeve, Monaco mposhti 3-1 Crvenza Zvezda dhe avancuan bashkë me Ferencvaros, i pari. Në grupin E, Red Devils triumfuan 1-0 në fushën e Real Sociedad, por nuk mjaftoi. Baskët shkojnë direkt në raundin e dytë, për vetëm një gol më shumë. Midtjylland kaloi gjithashtu raundin, i dyti në të njëjtin grup me Lazio. Situatë e komplikuar, me të gjithë me pikë të barabarta, por Feyenoord i pari. Avancon edhe Nantes pas Freiburgut në grupin G.

GRUPI E

Real Sociedad shkon direkt në raundin e dytë, e mbyll i dyti Manchester United. Ndërsa Tiraspol shkon në Conference League. Në San Sebastian mes Real Sociedad dhe Manchester United u luajt një sfidë për vendin e parë. Në minutën e 17' ishte Garnacho që kaloi përpara Djajtë e Kuq, me një asist të Cristiano Ronaldo. Por suksesi 1-0 nuk mjafton sepse baskët janë përpara në diferencën e golave. Tiraspol dhe Omonia luajtën për vendin e tretë. Moldavët shkuan në Conference falë fitores 1-0 me golin e Akanbi.

GRUPI F

Feyenoord u rendit i parë në një grup të mbyllur nga të gjithë me 8 pikë. Holandezët marrin kualifikimin përpara Midtjylland, që e mbylli i dyti falë fitores 2-0 në shtëpi ndaj Sturm Graz. Kundër austriakëve, vendasit kaluan në epërsi pas çerek ore lojë me Dreyer. Në minutën e 75-të ai fiksoi dygolëshin personal dhe udhëhoqi danezët drejt raundit tjetër. Lazio përshëndeti Europa League me humbjen 0-1 përballë Feyenoord. Sarri do të luajë play-off për të vazhduar aventurën europiane në Conference. Në De Kuip, bardhekaltrit luajtën një pjesë të parë të mirë, duke shkuar pranë golit në tre raste. Por italianët u ndëshkuan në minutën e 64-të nga Gimenez, i cili hyri në fushë vetëm një minutë më parë.

GRUPI G

Freiburg ishte i sigurt për vendin e parë edhe para fillimit të ndeshjes, Nantes i dyti, ndërsa Qarabag përfundoi i treti. Freiburg barazoi me Qarabag në ndeshjen e fundit. Gjermanët kaluan në avantazh me penalltinë e Petersen në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë VAR anuloi barazimin momental të Vesovic. Qarabag mbeti me dhjetë lojtarë për kartonin e kuq ndaj Medina, por gjithsesi arriti të barazojë 1-1 në shtesë me Oëusu. Mes Nantes dhe Olympiakos, francezët e zgjidhën ndeshjen 2-0 me golat e Mostafa dhe Blas.

GRUPI H

Ferencvaros u kualifikua si i pari, Monaco në play-off, Trabzonspor i treti në Conference. Këto janë verdiktet e Grupit H. Në Turqi, Trabzonspor kaloi menjëherë në epërsi pas shtatë minutash me golin e Bakasetas, që mjaftoi për të mposhtur Ferencvaros. Gjithçka e lehtë për Monaco, falë dygolëshit të Volland në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë autogoli i Rodic mbylli rezultatin. Penalltia e Kanga shkurtoi distancën për Zvezda. Në fund sërisht Volland fiksoi pokerin dhe trigolëshin e tij personale.

REZULTATET E NDESHJEVE

Europa League Group E

FC Sheriff 1-0 Omonia Nicosia

Real Sociedad 0-1 Manchester United

Europa League Group F

FC Midtjylland 2-0 Sturm Graz

Feyenoord 1-0 Lazio

Europa League Group G

Olympiacos 0-2 Nantes

Qarabag FK 1-1 Freiburg

Europa League Group H

Monaco 4-1 FK Crvena Zvezda

Trabzonspor 1-0 Ferencvaros

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI