Flash

Edoardo Reja nis sot përgatitjet për sfidën me Katar: 23 lojtarët janë të gjithë në dispozicion

Lapsi.al 5 November 2022
Edoardo Reja nis sot përgatitjet për sfidën me Katar: 23

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të Superiores për të nisur grumbullimin ditën e shtunë. E gjitha në funksion të miqësores me Katar. 23 lojtarët e seleksionuar nga tekniku Edoardo Reja do të kenë stërvitjen e parë në kompleksin Tropikal në Durrës. Kuqezinjtë do të qendrojnë aty deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarë të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit. Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.

I vetmi legjionar në këtë listë është Kristal Abazaj. Ish-wingeri i Kukësit, tani aktivizohet në kampionatin turk me klubin e Istanbulspor. Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.

Lexo më tej: Gurishta shkaktoi penalltinë, Xhixha gaboi me portë bosh: Shqipëria barazon 1-1 miqësoren ‘e fshehtë’

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore. E para daton në 2012, kur ndeshja e luajtur në Tiranë u mbyll me fitoren 2-1.  Katër vjet më vonë, sfida u përsërit, por rezultati ishte më i sigurtë. Kuqezinjtë u imponuan 3-1 në takimin e 29 maj 2016.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI