Flash

Video/ Bayern vuan me Hertha Berlin, por kthehet në krye në pritje të Union: tris i Dortmund

Lapsi.al 5 November 2022
Video/ Bayern vuan me Hertha Berlin, por kthehet në krye në pritje

Në javën e trembëdhjetë të Bundesligës vazhdon momenti pozitiv i Bayern Mynih teksa mposhti Hertha Berlin. 3-2 rezultati përfundimtar dhe skuadra e Nagelsmann fluturon në krye për momentin, në pritje të Union Berlin. Borussia Dortmund fitoi gjithashtu: 3-0 ndaj Bochum, e parafundit në renditje. Leipzig buzëqesh kundër Hoffenheim (3-1), Wolfsburg fiton 3-0 ndaj Mainz. Entericht Frankfurt, me përmbysje, mundi Augsburg 2-1.

HERTHA- BAYERN MYNIH 2-3

Bayern Mynih fiton dhe rikthehet përkohësisht në krye të renditjes. Në Olympiastadion, Nagelsmann mundi 3-2 Hertha Berlin në një ndeshje spektakolare që në pjesën e parë. Në minutën e 12' Musiala i vetëm me portierin shënoi me një goditje të bukur me të djathtën. Dyfishimi erdhi në minutën e 37-të me Choupo-Moting që u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur. Nuk kaloi asnjë minutë kur i sulmuesi gjeti sërish golin, duke i cuar shifrat në 3-0 për Bayern. Sfida u gjallërua në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Hertha shkurtoi distancën fillimisht në minutën e 40 me Lukebakio. Pastaj një penallti e Selke trmbi kampionët e Gjermanisë. Në pjesën e dytë, bavarezët e nisën fuqishëm dhe gjetën golin e katërt. Autogoli i Rogel në minutën e 57-të, u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje. Bayern shkon në kuotën 28 pikë dhe në pritje të Union Berlin po shijon majën e kampionatit.

BORUSSIA DORMTUND - BOCHUM 3-0

Triumf edhe për Borussia Dortmundin, që gjen fitoren e tretë radhazi. Këtë herë për të rënë nën goditjet e verdhezinjve është shembur Bochum. Rezultati përfundimtar thotë 3-0 për Dortmund, që mori avantazhin pas vetëm 8 minutash. Moukoko shënoi 1-0 nga distanca. Verdhezinjtë shtynë përpara dhe në të 12' dyfishuan me penalltinë e Reyna. Në të 27' miqtë gjetën golin me Hofmann, por pas një kontrolli në VAR ai u anulua për pozicion jashtë loje të lojtarit të Bochum. Ndeshja u duk se ndryshoi sërish në minutën e 42-të, kur u fishkëllye një penallti në favor të vendasve. Edhe këtë herë arbitri e anuloi pas një konsultimi me VAR. Në kohën shtesë, erdhi trisi i Dortmund, sërisht me Moukoko. Në pjesën e dytë Osei-Tutu i shkoi afër golit për Bochum, por Kobel u zgjat duke i mohuar golin. Verdhezinjtë shtynë përpara dhe përsëri me Moukoko impenjuan portierin mik. Në bilbilin e fundit Dortmundi feston dhe ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë.

HOFFENHEIM-LEIPZIG 1-3

Ndeshja ndaj Hoffenheim përfundon 3-1 për Leipzig. Gjithcka u zhbllokua në fraksionin e parë, por diferenca u bë në pjesën e dytë. Nkunku firmosi avantazhin në minutën e 17-të për miqtë. Leipzig dyfishoi në minutën e 32-të me Olmo, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Mbetet 0-1 në pushim në PreZero Arena. Në pjesën e dytë, vendasit e nisën fuqishëm dhe gjetën barazimin me Ruter në minutën e 50-të. Ekuilibri zgjati vetëm 7 minuta, pasi Nkunku shënoi sërish dhe e kaloi Leipzig përpara. Në minutën e 69-të goli i Olmo mbylli ndeshjen. Këto tre pikë lejojnë që Leipzig të ngjitet në 22 pikë.

Lexo më tej: Video/ Bayern luan ‘tenis’ me Mainz: gjashtë golashënues të ndryshëm për një vend të parë për një natë

MAINZ-WOLFSBURG 0-3

Humbje për Mainz, që u dorëzua 3-0 në shtëpi ndaj Wolfsburg. Një ndeshje mjaft e ekuilibruar mes dy skuadrave, veçanërisht në pjesën e parë. Goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi pas gjysmë ore lojë. Wimmer shënoi me një goditje të bukur me të djathtën dhe 1-0 për Wolfsburg. Miqtë nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë dyfishuan. Në minutën e 70-të Arnold siguroi rezultatin, ndërsa në minutën e 84-të Baku e vulosi. Wolfsburg rrëmben kështu fitoren e dytë radhazi.

AUGSBURG-EINTRACHT FRANKFURT 1-2

Mes Augsburg dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1-2 me fitoren me përmbysje të skuadrës së Glasner. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 1' me Berishën që i çon vendasit përpara. Frankfurt reagoi dhe në të 13' gjeti barazim me Rode. Përmbysja e miqve u realizua në pjesën e dytë. Në minutën e 64-të topi mbërriti në këmbët e Knauff, i cili nuk mund të gabonte nga afër. 2-1 për Eintracht, rezultat që qendroi deri në fund. Eintracht mbetet në vendin e pestë e mund të jetë i qetë.

Bundesliga Germany

Augsburg 1-2 Eintracht Frankfurt

Borussia Dortmund 3-0 Bochum

Hertha Berlin 2-3 Bayern Munich

Hoffenheim 1-3 RB Leipzig

Mainz 0-3 Wolfsburg

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI