Flash

Superiore, tre teknikë të shkarkuar në 8 javë: trajnerët mbeten "të sakrifikueshmit" e zakonshëm

Lapsi.al 18 October 2022
Superiore, tre teknikë të shkarkuar në 8 javë:

Kur vjen puna te trajnerët askush nuk heziton të bëjë lëvizjen fatale, me ndonjë përjashtim. Klubet në Superiore e jo vetëm, nuk mendojnë fare të gjejnë përgjegjësin për vështirësitë që mund të krijohen. Kushton më lirë të ndryshosh trajner dhe ndonjëherë edhe efekti është i menjëhershëm. Atëherë, mund të ndryshosh drejtimin teknik ende pa u mbyllur faza e parë e kampionatit në Superiore. Ç’rëndësi ka nëse matematika të lejon të rikthehesh edhe për titull.

Edlir Tetova është trajneri i tretë që e ka pësuar brenda tetë javësh e Shpëtim Duro është fryma e tretë me të cilin drejtuesit e klubeve në Superiore shpresojnë të ndryshojnë situatën. Përpara Egnatias e kishte bërë Kukësi me Gegën të larguar në javën e katërt e të zëvendësuar nga Enkelejd Dobi. Po ashtu edhe Teuta vendosi të shkarkojë Renato Arapin e ta zëvendësojë me Bledi Shkëmbin. Korçari, fitoren e parë e mori vetëm në javën e tetë, duke mundur me përmbysje pikërisht Egnatian e duke i shkaktuar rënien e pankinës.

Lexo më tej: Jazxhi në të 97′ i jep Teutës fitoren e parë sezonale: mbrojtësit nxjerrin nga ‘hallet’ Shkëmbin ndaj Egnatias

Nuk ndodh pothuaj askund që tre trajnerë të kenë humbur pankinat ende pa përfunduar faza e parë. E llogaritë bëhen edhe më të rënda nëse kapesh në faktin që dy prej tyre ishin projekte të reja. Projekte, të cilëve drejtuesit që i aprovuan, nuk i dhanë kohën e duhur.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI