PREZENCA E PA DËSHIRUAR NË FERRARIS
Dhjetë muaj nga hera e fundit, Massimo Ferrero u kthye në qytet. Një prani e sikletshme dhe e improvizuar, në një moment shumë të vështirë në nivel klubi dhe skuadre. Por ish-pronari, çuditërisht, mbërriti mbrëmjen e sotme, pasi kishte nisur ndeshja, në tribunën VIP të Ferraris. Ai kishte zgjedhur një nga skyboxet më anësore, për të ndjekur ndeshjen mes Sampdorias dhe Romës. Në momentin e mbërritjes së tij, presidenti Lanna dhe një tjetër nga këshilltarët e Bordit Drejtues të tanishëm, u zhvendosën në një zonë tjetër për të vazhduar të shihnin ndeshjen. Një mënyrë për të shmangur kontaktin me ish-presidentin, që mungonte në Genova që prej 5 dhjetorit të kaluar, një ditë para arrestimit të tij në Milano. Në momentin kur u mësua se ai ishte në tribunë, tifozët nisën të protestonin ashpër. Kjo situatë shkaktoi kaos të jashtëzakonshëm, me stjuardët që e kishin të vështirë të kontrollonin turmën e tërbuar me Ferreron. Kjo e detyroi ish-presidentin të arratisej nga stadiumi, në kuptimin e plotë të fjalës. Ferrero doli i shoqëruar nga forcat e rendit, të cilat iu frikësuan një sulmi të mundshëm ndaj tij teksa largohej nga impianti.?ESCLUSIVO? SAMPDORIA: il video della fuga dell'ex presidente Massimo Ferrero che, scortato dalle forze dell'ordine abbandona lo Stadio Luigi Ferraris di Genova dopo la forte contestazione dei tifosi blucerchiati. #SampRoma #ferrero #genova #ASRoma #sampdoriavsasroma #samp pic.twitter.com/kDF70XXvxF
— Tg La7 (@TgLa7) October 17, 2022