Flash

"Më quajtën kur*ë e huaj, askush nuk reagoi": Zaynab Dosso, medalje e bronxtë në Europian, denoncon racizmin

Lapsi.al 17 October 2022
"Më quajtën kur*ë e huaj, askush nuk reagoi": Zaynab

Rast i ri racizmi në botën e sportit italian. Sprinterja e përfaqësueses italiane Zaynab Dosso, medalje e bronztë në 4×100 në Kampionatin e fundit Evropian, ka denoncuar episodin. E lindur në Bregun e Fildishtë dhe banuese në Romë, atletja që mban rekordin italian në 60 metra, u ofendua rëndë nga një grua. Ngjarja ndodhi në një lokal në kryeqytet, kur Dosso refuzoi t'i jepte lëmoshë gruas. “Ajo më tha fillimisht duke pëshpëritur dhe pastaj me zë të lartë: “Kur*ë e huaj, kthehu në vendin tënd”, ndërsa ata përreth meje ose heshtën ose qeshnin. Unë nuk ndihem e mbrojtur. Tani për tani kam frikë të dal. Jo sepse mendoj se dikush mund të më bëjë një gjest diskriminues. Por për shkak të indiferencës së njerëzve”.

Lexo më tej: Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë 15 mijë euro për Veronën, por hetohen fyerjet ndaj Osimhen

Pas volejbollistes Paola Egonu, një tjetër italiane me ngjyrë është viktimë e një episodi racizmi. Këtë e tregon Zayneb Dosso. Atletja është ndjerë e plagosur jo vetëm nga fjalët që iu drejtuan, por mbi të gjitha nga indiferenca e njerëzve. E vetmja e indinjuar ishte mikja dhe kolegia e saj Johanelis Herrera, që “filloi të qajë nga nervat”.

Atletja 23-vjeçare e 'Fiamme Azzurre' ka nisur edhe një mesazh të qartë për politikën, në profilin e saj në Instagram: “Do të ishte mirë që ata që fituan zgjedhjet të jepnin një sinjal të fortë kundër racizmit”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI