Flash

Cara ndalet nga shtylla, Partizani merr barazimin e parë: 0-0 me Kastriotin, tani Tirana është -1

Lapsi.al 16 October 2022
Cara ndalet nga shtylla, Partizani merr barazimin e parë: 0-0 me

Partizani ndal vrapin dhe lejon afrimin e Tiranës, pas 0-0 kundër Kastriotit, në javën e 8 të Superiores. Të kuqtë e teknikut Colella nuk shkuan përtej një barazimi pa gola ndaj krutanëve. Miqtë kishin ngritur një mur të pakalueshëm për Skukën e të tjerët. Cela kishte bllokuar mirë pikat e forta të kryeqytetasve, duke luajtur një ndeshje në mbrojtje. Pak raste për Partizanin, që në mundësinë më të mirë të paraqitur, u ndal nga shtylla.

Një ndeshje në Elbasan Arena që nis vrullshëm, me Skukën që provoi reflekset e Salit që në minutën e 8. Hasani replikoi pa sukses 3 minuta më pas. Minutat që kaluan ulën cilësinë e lojës dhe rritën agonizmin, me skuadrat që nuk krijuan asgjë deri në minutën e 43. Murataj mund të conte Partizanin në avantazh në pushim, por gaboi shënjestrën në krosimin e Carës. I pafat 2 minuta më pas edhe Cara, që në spondin e Da Silvës, u ndal nga shtylla.

Lexo më tej: Tirana i bën presion Partizanit, Hasani dënon Bylis 11 minuta nga fundi: Vukicevic e Josa nuk dinë të fitojnë

Ky do të ishte edhe rasti më i mirë i ndeshjes, sepse në pjesën e dytë, vetëm ndonjë konkluzion nga distanca shqetësoi portierët. Të kuqtë krijuan më shumë lojë me krutanët që u mbrojtën me shumë rregull, duke i besuar kundërsulmit. Në fund, ndeshja u mbyll me një barazim pa gola që lejon tashmë Tiranën të kthehet -1 nga kreu. Barazimi i parë për Partizanin në tetë javë, por Colella duhet të shqetësohet nga dihatja pas shpine e kampionëve në fuqi.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI