Flash

Beteja e kreut në “Le Classique”: PSG e Marseille ndahen nga vetëm tre pikë në sfidën e 103-të

Lapsi.al 16 October 2022
Beteja e kreut në “Le Classique”: PSG e Marseille ndahen nga

Le Classique, beteja e 103 mes PSG e Marsejë do të mbizotërojë të dielën e Francës. Një sfidë që përfaqëson Veriun kundër Jugut e shumë epitete që përcaktojnë madhështinë e përplasjes. Gjërat bëhen edhe më drithëruese me Paris që kryeson renditjen e Ligue 1. Por një fitore e Marseille këtë fundjavë, në Le Classique, do t'i barazonte me 26 pikë. Detajet janë ato që bëjnë ndeshjen. E mes sfondit të dramës në lidhje me gjithçka sillet rreth Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain mirëpret Marseille në Parc des Princes.

PSG

Kryeqytetasit vijnë nga barazimi 0-0 ndaj Reims. Ndërsa skuadra e Igor Tudor përfundoi e treta pasi pësoi një humbje shokuese 2-1 ndaj Ajaccio. Pa Presnel Kimpembe i dëmtuar në kofshë, PSG ka humbur edhe Sergio Ramos. Spanjolli u pezullua dy ndeshje pas kartonit të tij të kuq kundër Reims. Kështu, Nordi Mukiele duhet të luajë në krahë të Danilo Pereira dhe Marquinhos. Galtier duhet të bëjë pa Renato Sanches i dëmtuar në ijë. Por rënia e formës së PSG-së përkoi me mungesën e Lionel Messi. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë tani është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit në këmbë. E është e sigurtë se bashkë me Neymar do të kompletojë tridhëmbëshin e artë me Mbappe në Le Classique.

MARSEILLE

Sa i përket Marseille, Tudor duhet të punojë vetëm me një mungesë për shkak dëmtimi. Por është një mungesë e rëndësishme. Sead Kolasinac, i dëmtuar në kofshë, do të qendrojë jashtë fushës edhe për dy javë të tjera. Asnjë problem tjetër për marsejezët. Pau Lopez do të riveshë dorezat përpara Ruben Blanco, titullar në humbjen me Ajaccio. Pastaj Tudor duhet të marrë disa vendime të forta në linjën ofensive. Amine Harit mori elozhet e trajnerit të tij për asistet ndaj Sanchez dhe Guendouzi ndaj Sporting. Por nëse 25-vjeçari ka bërë mjaftueshëm për të garantuar një start përkrah Dimitri Payet, kjo është një çështje krejtësisht tjetër.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI