Flash

“Mundëm më të fortët e Superiores”: E ekzagjeron Shkëmbi i ekzaltuar pas fitores në shtesë me Egnatian

Lapsi.al 15 October 2022
“Mundëm më të fortët e Superiores”: E ekzagjeron

“Arritëm më në fund të fitojmë, pavarësisht se me shumë vështirësi, jo me lojën më të mirë që mund të bëjmë. Dhe patjetër që me fat, nuk duhet të harrojmë që ka kundërshtarë përballë dhe mendoj se i sotmi është ndër më të fortët e më të mirët e Superiores". Bledi Shkëmbi është tepër i ekzaltuar pas fitores së parë sezonale të Teutës. Për më tepër me përmbysje e në minutën e 97.

Një sukses që erdhi pas frikës në golin e Delarzh: "Çfarë mendova pas golit të Egnatias? Janë ato sekondat e momentin që po na ikën edhe një ndeshje duke humbur. Por gjithmonë në futboll duhet të besosh deri në fund, ne besuam, u munduam t’i japim diçka më tepër sulmit. Por mendoj se merita kryesore është e futbollistëve, ishin ata që u munduan më shumë dhe me fat ia dolëm ta kthenim".

Lexo më tej: Jazxhi në të 97′ i jep Teutës fitoren e parë sezonale: mbrojtësit nxjerrin nga ‘hallet’ Shkëmbin ndaj Egnatias

BATUTA

Një perlë e Kotobellit ndryshoi kursin e ndeshjes, që ishte bërë keq pas golit të Delarzh. Shkëmbi megjithatë u mundua ta kalojë me batutë. "Goli i Kotobellit? Më shumë është fat, se po të ishte këmba e majtë mund të thosha diçka. Por është fat e përqendrim që ai top i kthyer me këmbën e djathtë të kthehet në portë. Është rrugë e gjatë dhe fati sot nëse nuk e ke… U thashë djemve që fati do të vijë, por ne duhet të bëjmë maksimumin".

Teuta lëviz më në fund nga vendi i fundit, por në raport me golin dicka duhet të përmirësojë. Jo vetëm 3 gola në 7 javë, por edhe në këtë sukses të parë, golat i shënuan mbrojtësit: "Unë nuk i tërheq veshin sulmuesve, por i mbaj aty te porta në stërvitje që të shënojnë sa më shumë”, e mbylli Shkëmbi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI