FAKTI
Pozicionimi i Igli Tare ishte sa i vështirë aq edhe i qartë: “Sot ka klube, edhe në nivelin e parë, si Juve, Roma, Milan dhe Inter, të cilat teknikisht janë të dështuar. Por ata janë mbajtur gjallë nga fakti që sistemi ka nevojë për to”. Në këtë pikë, deklarata për Conference League ("kompeticioni i humbësve") del në plan të dytë. Reagimet ishin të shumëfishta. Disa tifozë u kërkuan klubeve në fjalë të padisnin drejtorin sportiv të Lazios. Të tjerë i besuan ironisë ("asnjë sistem nuk ka nevojë për një drejtues si Igli Tare"). Akoma më keq kanë qenë regimet e një pjese tjetër, siç ndodh fatkeqësisht në rrjetet sociale, që e kanë mbuluar Taren me ofendime (edhe raciste).REAGIMET
Sidomos mes romanistëve deklaratat kanë shkaktuar bezdi. Dikush kujtoi ligjin e shpërndarjes së borxhit, në të cilin u mbështet në vitin 2005 Lazio. Bardhekaltrit përfituan për të shtyrë shumën që i detyroheshin autoriteteve tatimore për më shumë se 20 vjet. Ky fakt ka ndodhur realisht, edhe pse shumë, pretendojnë se ligji është krijuar qëllimisht për të shpëtuar klubin e Lotitos. Në atë kohë, pati reaguar edhe presidenti i Lazio: “Kufizohem të vërej se nuk ka pasur asnjë favorizim, por është zbatuar vetëm një ligj i shtetit. Shumë folën pa e ditur situatën. Çështja vlen edhe për eksponentët e Lega Nord, të cilët ndër të tjera kanë harruar se kanë miratuar legjislacionin nga i cili ka përfituar Lazio”.Padyshim që edhe mes tifozëve të Interit, Juves dhe Milanit, shumë kanë reaguar të mërzitur ndaj deklaratave të shqiptarit Igli Tare. “Tare merret me futbollin e luajtur, sepse kur flet për menaxhimin sportiv, ekonominë e sipërmarrjes dhe të drejtat e korporatave, është ai teknikisht i falimentuar. Të paktën për sa i përket Milanit”. Ngjarja u komentua edhe nga lacialët: “Po kënaqem, Tare ju bëri të dridheni keq”.Tare si occupi di calcio giocato, perché quando parla di management sportivo, di economia aziendale e diritto d’impresa è lui tecnicamente fallito. Quanto meno per ciò che riguarda il Milan. https://t.co/fdhkvpqqvA
— Giuseppe La Scala (@g_lascala) October 15, 2022
Godo, Tare vi ha fatto tiltare di brutto ???
— Rosco ? (@sandro_rosco) October 15, 2022