Flash

Antoine Griezmann kërkon ndjesë për kalimin te Barcelona: “Tifozëve të Atletico i kërkon falje”

Lapsi.al 16 October 2022
Antoine Griezmann kërkon ndjesë për kalimin te Barcelona:

Antoine Griezmann është rikthyer të shënojë me Atletico Madrid. Kundër Atletico Bilbaos francezi shënoi golin e parë, pasi u rikthye të jetë plotësisht një lojtar Colchoneros. Griezmann në fakt sapo ka firmosur kontratën me Atletico, pas ngjarjeve të njohura tashmë të transferimit delikat nga Barcelona.

Pikërisht për kalimin e tij te Blaugrana, Antoine foli në mënyrë shumë të ndjerë, duke iu drejtuar tifozëve të Colchoneros. Ashtu siç raportohet edhe nga Cadena Cope, 'Le Petit Diable' tha: "I gjithë ekipi bëri një punë të jashtëzakonshme. Ne vrapuam së bashku, sulmuam, vepruam si një ekip. Kemi kaluar shumë, por fitorja në fund është ndjesia më e mirë. Jam i lumtur, sepse fëmijët e mi do të më pyesin nëse shënova gol dhe unë mund t'i përgjigjem po. Jam i lumtur që kam nënshkruar një kontratë me Atléticon. E mbi të gjitha që jam kthyer të jem lojtar i kësaj skuadre në të gjitha aspektet."

Antoine Griezmann më pas kërkoi ndjesë me fjalë të rëndësishme dhe me zemër të hapur: "Do të doja të kërkoja falje. Dua t'u kërkoj falje të gjithëve për dëmin që mund t'u ketë shkaktuar njerëzve kalimi im te Barcelona. Por mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregoj më të mirën time në fushë... Jemi në rrugën e duhur”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI