Flash

Video/ Bayern shpartallon Freiburg: Union thyen Dortmund dhe qendron në krye të Bundesligës

Lapsi.al 16 October 2022
Video/ Bayern shpartallon Freiburg: Union thyen Dortmund dhe qendron në

Përralla e Union Berlin nuk ndalet në Bundesligë. Në javën e dhjetë, kryesuesit e kampionatit mundën 2-0 Dortmund dhe mbeten të parët në renditje. Kryeqytetasit qendrojnë +4 ndaj Bayern Mynih, falë dygolëshit të Haberer (8' dhe 21' ). Nga ana tjetër, skuadra e Nagelsmann mposhti Freiburg 5-0 në Allianz Arena me golat e Gnabry (13'), Choupo-Moting (33'), Sané (53'), Mané (56') dhe Sabitzer (80'). Sukses edhe për Këln, që mundi Augsburg 3-2.

BAYERN-FREIBURG 5-0

Bayern merr vendin e dytë, -4 nga surpriza e Union Berlin, pas fitores 5-0 ndaj Freiburg që zbret në vendin e tretë. Në Allianz Arena, bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 13' me Gnabry. Në minutën e 33' rezultati sigurohet në 2-0. Choupo-Moting dyfishoi shifrat me një diagonale me të djathtën. Në minutën e 53', bavarezët bënë tris, pas një kombinimi të Choupo-Moting me Sané, që mposhti Flekken. Bayern vazhdoi të jepte spektakël dhe tre minuta më vonë firmosi pokerin. Gnabry nxorri Mané përballë portierit dhe ish-sulmuesi i Liverpool shënoi golin e 4-0. Në minutën e 80', tabela plotësohet me golin e Sabitzer, i cili u ndodh në vendin e duhur pas një topi të rikthyer. Bayerni ngjitet kështu në 19, +1 ndaj Freiburg dhe -4 nga vendi i parë.

UNION BERLIN-DORTMUND 2-0

Surprizë në Berlin, Union mundi 2-0 Dortmund dhe mbetet në krye të renditjes. Heroi i ditës ishte Janik Haberer: 28-vjeçari shënon dy golat që fundosën verdhezinjtë në 21 minutat e para. Goli i parë erdhi në minutën e 8-të dhe ishte një katastrofë e Kobel. Ai rrëshqiti në momentin e goditjes dhe i dha golin më të thjeshtë vendasve. Haberer, nga ana tjetër, bëri gjithcka vetë në golin e dytë. Në pjesën e dytë, Union nuk u ndal dhe Kobel iu desh të bënte shpëtimtarin ndaj Baumgartl. Dortmund, nga ana tjetër, është i gjithi në dy konkluzionet e Moukokos, të dyja të devijuara nga Ronnoë. Shumë pak për të rihapur ndeshjen. Union Berlin konfirmoi vendin e parë, ndërsa Dortmundi ra në -7 nga kreu me 16 pikë, bashkë me Mönchengladbach dhe Këln.

KOLN 3-2 AUGSBURG

Koln fiton 3-2 ndaj Augsburg dhe është ndër skuadrat që luftojnë për Europën. Suksesi vjen me përmbysje, pasi miqtë kaluan përpara në minutën e 14-të me Niederlechner. Madje katër minuta më vonë ata panë t'i anulohet 0-2 i mundshëm. Protagonist për vendasit është Tigges: në të 47-ën firmosi 1-1 dhe në të 81-ën 3-2. Në mes, 2-1 momental i Huseinbasic dhe barazimi, për djemtë e Maassen, nga Caligiuri (68'). Koln është me 16 pikë, bashkë me Dortmund dhe Mönchengladbach. Ndërsa Ausgburg u rrëzua pas tri fitoreve dhe një barazimi.

Germany Bundesliga

FC Cologne 3-2 Augsburg

Union Berlin 2-0 Borussia Dortmund

Bayern Munich 5-0 Freiburg

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI