Flash

Gavi, lojtari i ri më i mirë në botë: ylli i Barcelonës rrëmben trofeun Kopa

Lapsi.al 17 October 2022
Gavi, lojtari i ri më i mirë në botë: ylli i Barcelonës

Mbetet te Barcelona trofeu për lojtarin e ri më të mirë në botë. Një vit më parë ishte Pedri e tani ka qenë radha e Gavi për të ngritur lart trofeun Kopa. Katalanasi është vlerësuar kështu me cmimin prestigjoz, në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë 2022.

Gavi, një nga mesfushorët impresionuesë të Barcelonës, ka mposhtur konkurrencën e Jude Bellingham të Dortmund. Anglezi nuk ka mundur të dominojë preferencat e ish-fituesve të Topit të Artë, që votojnë për trofeun Kopa. Në vendin e tretë të podiumit është pozicionuar Jamal Musiala i Bayern Mynih.

Lexo më tej: Topi i Artë 2022, Benzema favoriti i madh: do të jetë mbrëmja e Mbretit Karim

Tepër i emocionuar, Gavi është shprehur: “Është një nder për mua që marr këtë çmim, dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur në këtë moment të karrierës. Falënderoj edhe Barcelonën e ekipin e Spanjës”, tha lojtari, i cili mori trofeun nga braziliani Ronaldo dhe fituesi i vitit të kaluar, Pedri.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI