Flash

Topi i Artë 2022 i dorëzohet Benzema: Mbreti Karim bëhet i dyti më 'i moshuar' që rrëmben trofeun prestigjoz

Lapsi.al 17 October 2022
Topi i Artë 2022 i dorëzohet Benzema: Mbreti Karim bëhet i dyti
Karim Benzema është fitues i trofeut Topi i Artë 2022. Ashtu siç pritej nga të gjithë, sulmuesi i Real Madrid shpartalloi konkurrencën. Benzema merr kështu trofeun e lakmuar direkt nga duart e Zinedine Zidane, i fundit në Francë që fitoi titullin në vitin 1998. Një revansh i jashtëzakonshëm për sulmuesin francez me origjinë algjeriane, i cili në pak më shumë një vit u bë një mbret i vërtetë i futbollit botëror. Mbreti Karim, siç e quajnë tani, pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke luajtur një rol kryesor në kombëtaren e Francës dhe duke dhënë një kontribut vendimtar në triumfin e Real Madrid në Champions League. 34 vjeçari bëhet kështu lojtari i dytë më i vjetër që ka fituar Topin e Artë, pas Stanley Mattheës, fitues në moshën 41-vjeçare. Topi i Artë 2022 që, ndërkohë, i ka shpëtuar nga duart Kylian Mbappé, madje jashtë pesë të parëve, në vendin e gjashtë pas Salah. E ndoqi gjatë ëndërrën për trofeun, por Sadio Mane duhet të kënaqet me vendin e dytë në këtë edicion të Topi i Artë 2022. Pas sendalezit u rendit Kevin de Bruyne me Manchester City. Vetëm i katërti Robert Lewandowski.

FJALËT E BENZEMA

“Mendoj kohën kur isha i vogël. Është një ëndërr që e kanë të gjithë fëmijët. Zidane ishte modeli im. Është diçka që e kultivon ditë pas dite - tha Benzema në podium -. Kam kaluar periudha të vështira, si ajo kur nuk isha në kombëtare. Por gjithmonë kam besuar se një ditë mund ta fitoj këtë trofe. Jam krenar për rrugën time. Falenderoj bashkëlojtarët e mi, presidenti im i madh Florentino Perez, një i familjes. Ai ka qenë gjithmonë pranë meje. Falenderoj prindërit e mi, të gjithë. Ky Topi i Artë 2022 është një çmim individual, por nuk do ta kisha fituar pa ekipin”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI