Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Video/ Një tifoz i afrohet në rrugë, reagimi i Bernardo Silva bëhet viral

Lapsi.al 13 October 2022
Video/ Një tifoz i afrohet në rrugë, reagimi i Bernardo Silva
Çdo futbollist i famshëm ndodh që e dallojnë në jetën e përditshme teksa ecën në rrugë. Tifozët kërkojnë foto, autografe apo kujtime të çdo lloji dhe reagimet e të preferuarve të tyre janë shumë të ndryshme. Ka nga ata që pranojnë me dashamirësi t'i kushtojnë disa minuta tifozëve. Por ka edhe nga ata që refuzojnë çdo lloj afrimi, duke mbajtur distancë. Si në rastin e Bernardo Silva. Reagimi i çuditshëm i lojtarit të City, në takimin me një tifoz në rrugët e Mançesterit, tashmë është bërë viral në rrjetet sociale. Të shëtisësh nëpër rrugët e qytetit të skuadrës tënde dhe të mos njihesh është praktikisht e pamundur për një futbollist. Aq më tepër nëse qyteti në fjalë nuk është një metropol i madh dhe jeton me futbollin. Kështu Bernardo Silva, ndërsa po ecte nëpër rrugët e Mançesterit, në mënyrë të pashmangshme ngeci në një takim me një tifoz. Por reagimi i çuditshëm dhe i shqetësuar i portugezit sigurisht që nuk ishte ai që priste tifozi.

KUKAFSHEHTI

Në videon e publikuar në TikTok, Bernardo Silva duket se po fshihet nga një tifoz. Lojtari e mbulon fytyrën me krah teksa mbështetet pas derës së një ndërtese. Pozicioni tipik i "atij që numëron" në kukafshehti. Tifozi, me telefonin në dorë, i afrohet portugezit para se t'i thotë “Bernardo Silva!”. Në atë moment lojtari i City, me një vështrim mjaft të hutuar, zbulon fytyrën e tij dhe i përgjigjet: "Si je miku im?". Videoja e çuditshme u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe u pa nga 1.6 milionë njerëz brenda një dite. Në momente të tjera, Guardiola e kishte lavdëruar Silvën, por në të njëjtën kohë ai shpjegoi se portugezi nuk mund ta fitonte kurrë Topin e Artë. Kjo për shkak të mungesës së aftësive të tij sociale. Ndoshta kjo video me miliona shikime mund t'i japë portugezit atë sprint social që i mungon ende...

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI