TOP 5
Pas parizienëve, është Bayern Mynih 2019-2020 me 24 gola, Liverpool 2017-18 me 23, po bavarezët, në sezonin e kaluar (22) dhe Borussia Dortmund 2016-17 me 21. Prandaj është e imagjinueshme që në podium të ngjitet skuadra e Spallettit. Mesatarja realizuese është një gol çdo 4.8 goditje. Rekordi për numrin më të madh të golave në një edicion të vetëm është 45, i vendosur nga Barcelona në 1999-2000. Rivaldo shënoi 10, i ndjekur nga Kluivert me 7, Luis Enrique me 6 dhe Figo me 5, me mesatarisht 2.81/ndeshje. Pasohet nga Bayern kampion i 2019-2020 me 43 gola në 11 ndeshje, por me mesataren më të mirë ndonjëherë (3.91). Golashënuesi më i mirë ishte Lewandowski me 15 gola.⏰ WEDNESDAY'S RESULTS ⏰
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 12, 2022
Champions League nights. Undefeated ? #UCL
SALAH
Ndërkohë dje është rrëzuar një rekord i Champions, ai i trigolëshit më të shpejtë në historinë e kompeticionit. Mo Salah e shënoi atë në 7-1 e Reds në Glasgow kundër Rangers. Egjiptiani mundi me 60" Bafétimbi Gomis, i cili më 7 dhjetor 2011 i realizoi në 8 minuta në fitoren 7-1 të Lyon ndaj Dinamo Zagreb.Off the bench to score the fastest ever Champions League hat-trick. Salah ???#UCL pic.twitter.com/tqks0H7Zbm
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 13, 2022