Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Tifozëve të Barcelonës i dogji më shumë se barazimi me Inter: Messi pëlqen postimin e Lautaros

Lapsi.al 13 October 2022
Tifozëve të Barcelonës i dogji më shumë se barazimi me
Ka gjeste, sado të vogla që të jenë, që sjellin gjëra të mëdha me vete. Një pëlqim, një "like" i thjeshtë, për shembull. Një klikim që thotë se ku je, ku ndodhesh, me kë je. Ose të paktën kështu interpretohet pëlqimi i bërë nga Lionel Messi në postimin e Lautaro Martinez. Mbrëmë Lautaro Martinez pas natës së madhe, të tij dhe të Interit, postoi një mesazh në Instagram në Camp Nou: "Zemër, personalitet, përulësi #forzainter". Postimi mori vëmendje të madhe dhe pëlqimet e ish-shokut të skuadrës Achraf Hakimi, apo ish-klubit të Toros, Racing Avellaneda. Por mes reagimeve të figurave të njohur është edhe një që nuk i ka pëlqyer fare njerëzve në Barcelonë. Madje i ka goditur edhe më shumë se 3-3 me zikaltrit. Lexo më tej: Barcelonës nuk i del inati, kundër Celta Vigo tifozët në kor në Camp Nou: “Inter ik q*u”
'LIKE' I MESSI — Një nga ata që e pëlqeu ishte Leo Messi. Shok në ekipin kombëtar me Lautaro, por edhe ish-simboli i Barcelonës, e nervozuar nga barazimi me Inter. Leo mund të heshtte. Mund t'i shkruante Lautaros privatisht. Por zgjodhi t'i bënte publike mendimet e tij, të cilat u bënë menjëherë virale. Zërat për një rikthim të mundshëm të Messi te Barça kanë marrë një goditje të fortë. Messi është me Martinez, me gjithë respektin për një të kaluar të afërt, sentimentale dhe të lavdishme. Tifozëve “culé” ai 'like' i ka lënduar. Me Europa League që afrohet rrezikshëm, për të dytin vit radhazi, blaugranat kanë pësuar me dhimbje pozicionimin e atij që e çoi Barcelonën drejt fitimit të 4 Champions në 10 vjet.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI