Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Xavi, vrer mbi zikaltrit: "Nëse nuk mund Inter në shtëpi, meriton të dalësh nga Champions"

Lapsi.al 13 October 2022
Xavi, vrer mbi zikaltrit: "Nëse nuk mund Inter në shtëpi,

Xavi Hernandez është i zhgënjyer, nuk kërkon justifikime, por nuk i del e keqja. Barazimi me Interin në fakt do të thotë Europa League dhe dalje nga Champions League për Barcelonën. “Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, në pjesën e dytë bëmë gabime, si 1-1 që na uli moralisht. E njëjta gjë vlen edhe për golin e dytë që nuk duhet të ndodhte. Këto gabime kushtojnë, nxorrëm në pah karakterin, por nuk ia dolëm. Nëse nuk mund Inter në shtëpi, nuk e meriton të kalosh raundin. Ka mundësi të vogla kualifikimi, por nuk varet më nga ne. Ka një fije shprese, por gabimet në Champions paguhen". Si mund të ngrihet skuadra pas një goditjeje të fortë si kjo, është ajo që shqetëson Xavi.

Lexo më tej: Video/ Asllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski nuk mjafton: 3-3 në Camp Nou. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

Dikush ka vënë nën akuzë mbrojtjen, që u duk të ishte gjithçka veçse e papërshkueshme. "Ne jemi një grup. Nëse mbrojtja gabon, edhe unë gaboj. Kishim folur për depërtimet e Barella, por nuk mbajtëm përqendrimin e duhur. Në përgjithësi, ne i lamë ndeshjet në Mynih dhe Milano të dalin jashtë kontrollit për shkak të gabimeve tona. Nëse shkojmë në Europa League, do të jetë për të metat tona” e mbylli Xavi.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI