REAGIMI
Katalanasi më pas pranon se nuk e kupton rregullin dhe përmend dy shembuj për të mbështetur tezën e tij. Trajneri iu referua vendimit të arbitrit të ndeshjes Inter-Barcelona javën e kaluar dhe atij të ndeshjes Liverpool-Arsenal në fundjavë: “E patë çfarë ndodhi te Inter-Barcelona javën e kaluar, e patë çfarë ndodhi te Arsenal-Liverpool? Kështu që jo, nuk e kuptoj”. Vendimi i arbitrit ka tronditur edhe ekspertët e BT Sport, por jo vetëm. Ish-mesfushori Steve McManaman ka mbetur pa fjalë: "Bota është çmendur!". Piter Crouch, i ftuar i të njëjtit transmetues, kritikoi gjithashtu arbitrin: “Rodrit iu grabit një gol fantastik. Nëse do të isha në vendin e tij do të zemërohesha”. Dhe së fundi, Gary Lineker tha gjithashtu fjalën e tij: "Një gol i shkëlqyer nga Rodri u anulua për shkak të absurditetit të ligjit aktual të prekjes me dorë," shkroi ai në Twitter.? "Do you understand the handball rule?" Pep ? "No." Pep Guardiola admits that he doesn't understand the handball rule after Man City had a goal disallowed pic.twitter.com/gqUxybcEK3
— Football Daily (@footballdaily) October 12, 2022