Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Video/ Chelsea e arbitri 'groposin' Milan në Champions: Real Madrid eviton turpërimin, PSG e Benfica ndajnë pikët

Lapsi.al 11 October 2022
Video/ Chelsea e arbitri 'groposin' Milan në Champions: Real

Shumë barazime e pak surpriza në ndeshjen e raundit të katërt në grupet e Champions League. Manchester City është skuadra e parë që kualifikohet në fazën e 1/8. Guardiola mori vetëm një 0-0 në Kopenhagen, por barazimit 1-1 mes Borussia Dortmund dhe Sevilla i kalon më tej anglezët. Milan i dorëzohet Chelsea dhe arbitrit, duke u mundur 0-2 në San Siro me një lojtar më pak. Po 1-1 edhe në ndeshjen tjetër të grupit Dinamo Zagreb-Salzburg. Në grupin e Juves përfundon 1-1 mes Psg dhe Benfica, me skuadrat që shkojnë në tetë pikë. Real Madridi shpëton, me barazimin 1-1 me Shakhtarin, në minutën e 95-të.

Lexo më tej: Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City ‘ngec’ në Kopenhagen

GRUPI E

Milan humbet 2-0 në shtëpi ndaj Chelsea dhe e pa të komplikuar rrugën drejt kualifikimit. Episodi kyç i ndeshjes në San Siro u shënua në minutën e 18′. Mount i shmanget Tomori, që e frenon disi anglezin, duke lehtësuar bllokimin e Tatarusanu. Gjyqtari Siebert akordoi penalltinë dhe përjashtoi anglo-kanadezin. Vendim vërtet i rëndë që zemëroi kuqezinjtë. Giroud me kokë nuk arriti të barazojë në minutën e 27-të. Më pas Aubameyang dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të. Në pjesën e dytë Tatarusanu shmangu trisin e gobonezit. Lajmi i mirë i mbrëmjes për Milan ishte se ndeshja mes Dinamo Zagreb dhe Salzburg përfundoi në barazim.

Barazim 1-1 mes Dinamo Zagreb dhe Salzburg, me austriakët në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe kroatët në kuotën katër, në barazim me kuqezinjtë. Kryeson Chelsea me 7 pikë. Përgjigje e kundërpërgjigje në pjesën e parë me miqtë në avantazh falë Seiëald në minutën e 12'. Barazimi kroat erdhi në minutën e 40 nga Ljubicic. Në pjesën e dytë Dinamo tentoi të përmbysë rezultatin, por Salzburg mbrojti me rregull një barazim të çmuar.

GRUPI F

Barazim në sekondën e fundit për Real Madrid ndaj Shakhtar Donetsk. 1-1 dhe Ancelotti është gjithmonë i pari me 10 pikë, një hap larg raundit të dytë. Në fushën neutrale në Varshavë, Shakhtar kaloi në epërsi ndaj kampionëve në fuqi të Evropës. Golin vendimtar, vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, e realizoi me një goditje me kokë Zubkov. Megjithatë, dhjetë sekonda nga fundi, Rudiger ngrihet më lart se të gjithjë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Mbrojtësi pësoi edhe një goditje të fortë në fytyrë nga portieri ukrainas dhe u largua nga fusha me maskë gjaku.

Në Glasgow përfundoi 0-2 mes Celtic dhe Leipzig. Ekuilibër maksimal dhe luftim deri në minutën e 75-të, kur Werner u kujdes t'u japë avantazhin gjermanëve. Në këtë moment Celtic shtyu përpara dhe Forsberg mbyll llogaritë pesë minuta nga fundi.

GRUPI G

Pavarësisht barazimit në Kopenhagen, Manchester City bëhet skuadra e parë e kualifikuar në 1/8. Kjo sepse në ndeshjen tjetër të grupit mbyllet 1-1 mes Borussia Dortmund dhe Sevilla. Nianzou kaloi përpara andaluzianët në minutën e 18-të, Bellingham mendoi të rikthente barazinë. Gjermanët janë të dytët me 7 pikë, Sevilla është mbrapa me vetëm 2 pikë si Kopenhagen.

GRUPI H

Në grupin e Juventusit, Psg dhe Benfica u ngjitën të dyja me tetë pikë, pas barazimit 1-1 në Paris. Bardhezinjtë dhe Maccabi janë shumë mbrapa me vetëm 3. PSG kaloi përpara me një penallti të Mbappe në minutën e 40'. Por në minutën e 62' erdhi reagimi i Benficas, me ish-interistin Joao Mario që nënshkroi 1-1. Pa Messi, të dëmtuar, ishte edhe njëherë fenomeni francez që shënoi pak minuta nga fundi, por arbitri e anuloi duke i lënë skuadrat me nga një pikë.

Champions League Group E

AC Milan 0-2 Chelsea

Dinamo Zagreb 1-1 FC Salzburg

Champions League Group F

Celtic 0-2 RB Leipzig

Shakhtar Donetsk 1-1 Real Madrid

Champions League Group G

FC Copenhagen 0-0 Manchester City

Borussia Dortmund 1-1 Sevilla

Champions League Group H

Maccabi Haifa 2-0 Juventus

Paris Saint-Germain 1-1 Benfica

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI